33
ALBANIAN
►
Fig.9:
1.
Mbrojtësja e diskut
2.
Kutia mbajtëse
3.
Vida
4.
Leva
Tërhiqeni levën në drejtim të shigjetës. Më pas fiksoni
mbrojtësen e diskut duke shtrënguar vidën. Sigurohuni
që ta shtrëngoni mirë vidën. Këndi i qëndrimit të
mbrojtëses së diskut mund të rregullohet nëpërmjet
levës.
►
Fig.10:
1.
Vida
2.
Leva
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut me
qendër të shtypur ose diskut me
kënd
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk me
qendër të shtypur ose disk me kënd, mbrojtësja
e diskut duhet të përshtatet në vegël në mënyrë
të tillë që ana e mbyllur e mbrojtëses të tregojë
gjithnjë nga përdoruesi.
KUJDES:
Sigurohuni që pjesa e montimit të
flanxhës së brendshme të përputhet me diametrin
e brendshëm të diskut me qendër të shtypur /
diskut me kënd.
Montimi i flanxhës së brendshme
në anën e gabuar mund të shkaktojë dridhje të
rrezikshme.
Montoni flanxhën e brendshme në bosht.
Sigurohuni që pjesën e dhëmbëzuar të flanxhës së
brendshme ta vendosni mbi pjesën e drejtë poshtë
boshtit.
Futni diskun me qendër të shtypur / diskun me kënd në
flanxhën e brendshme dhe vidhosni dadon bllokuese
te boshti.
►
Fig.11:
1.
Dado e kyçjes
2.
Disk me qendër të
shtypur
3.
Flanxha e brendshme
4.
Pjesa e
montimit
Për ta shtrënguar dadon bllokuese, shtypni bllokimin
e boshtit aq fort sa boshti të mos rrotullohet më, pastaj
përdorni çelësin e dados së bllokimit dhe shtrëngojeni
mirë në drejtim të akrepave të orës.
►
Fig.12:
1.
Çelësi i dados së bllokimit
2.
Bllokuesi i
boshtit
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Instalimi ose heqja e diskut fleksibël
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
Përdorni gjithmonë
mbrojtësen e dhënë me veglën kur disku fleksibël
është i vendosur mbi vegël.
Disku mund të thyhet
gjatë përdorimit dhe mbrojtësja ndihmon në uljen e
mundësive për lëndime personale.
►
Fig.13:
1.
Dado e kyçjes
2.
Disku fleksibël
3.
Pllaka
rezervë
4.
Flanxha e brendshme
Ndiqni udhëzimet për diskun me qendër të shtypur, por
përdorni edhe pllakën rezervë mbi disk. Shihni radhën e
montimit në faqen e aksesorëve në këtë manual.
Instalimi ose heqja e diskut abraziv
Aksesorë opsionalë
SHËNIM:
Përdorni vetëm aksesorët rektifikues të
përcaktuar në këtë manual. Këto duhet të blihen më
vete.
Për modelin 100 mm
►
Fig.14:
1.
Dadoja bllokuese
2.
Disk smerilimi
3.
Blloku prej gome
4.
Flanxha e brendshme
1.
Montoni flanxhën e brendshme në bosht.
2.
Montoni bllokun e gomës në bosht.
3.
Futni diskun në pllakën prej gome dhe vidhosni
dadon bllokuese në bosht.
4.
Mbajeni boshtin me bllokuesin e boshtit, dhe
shtrëngoni mirë dadon bllokuese në drejtim të kundërt
të akrepave të orës me çelësin për dadon e bllokimit.
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
Për modelin 115 mm / 125 mm
►
Fig.15:
1.
Dadoja bllokuese
2.
Disk smerilimi
3.
Blloku prej gome
1.
Montoni bllokun e gomës në bosht.
2.
Futni diskun në pllakën prej gome dhe vidhosni
dadon bllokuese në bosht.
3.
Mbajeni boshtin me bllokuesin e boshtit, dhe
shtrëngoni mirë dadon bllokuese në drejtim të kundërt
të akrepave të orës me çelësin për dadon e bllokimit.
Për ta hequr diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
instalimit.
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
Nuk duhet të jetë kurrë e
nevojshme të sforconi veglën.
Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Sforcimi dhe presioni i tepërt mund
të shkaktojnë thyerje të rrezikshme të diskut.
PARALAJMËRIM:
Zëvendësojeni
GJITHMONË diskun nëse vegla bie gjatë lëmimit.
PARALAJMËRIM:
Mos e përplasni apo
godisni KURRË diskun e lëmimit në punë.
PARALAJMËRIM:
Shmangni kërcimet dhe
ngecjen e diskut, veçanërisht kur punoni me
këndet, cepat e mprehtë, etj.
Kjo mund të shkaktojë
humbje të kontrollit dhe kundërveprim.
PARALAJMËRIM:
Mos e përdorni KURRË
veglën me disqe për prerje të drurit apo disqe të
tjera sharrash.
Tehet e tilla kur përdoren me lëmues
kërcejnë shpesh dhe shkaktojnë humbje të kontrollit
që mund të sjellë lëndimin tuaj.
Содержание DGA506RME
Страница 2: ...1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 Fig 4 1 Fig 5 1 Fig 6 Fig 7 1 2 3 Fig 8 2 ...
Страница 5: ...1 Fig 25 1 2 5 2 2 11 12 4 3 5 6 7 8 9 10 13 3 14 5 3 Fig 26 5 ...
Страница 115: ...115 ...