
29
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur dhe të
jetë hequr nga bateria përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Fig.12
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.13
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Futeni majën e kaçavidës me punto me kanal në
dhëmbëzën e veglës dhe hiqni mbulesën e kapakut të
mbajtëses duke e ngritur lart.
Fig.14
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.15
Instalojeni sërish mbulesën e kapakut të mbajtëses në
vegël.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Mbrojtëse disku (kapak disku) për diskun me
qendër të shtypur / multidiskun
•
Mbrojtëse disku (kapak disku) për diskun
smerilues prerës / diskun e diamantit
•
Disqe me qendër të shtypur
•
Disqe smeriluese prerëse
•
Multidisqe
•
Disqe diamanti
•
Furça me kupë me tela
•
Furçë me tela për buzët 85
•
Disqe smerilimi
•
Flanxha e brendshme
•
Dado bllokimi për diskun e shtypur në qendër /
diskun prerës të smerilimit / multidiskun / diskun e
diamantit
•
Dado bllokimi për diskun e smerilimit
•
Çelësi i dados së bllokimit
•
Mbajtësja anësore
•
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.