
22
për aplikacione të tjera, vlera e emetimeve të
dridhjeve mund të ndryshojë.
PARALAJMËRIM:
•
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të
veglës elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e
deklaruara të emetimeve në varësi të mënyrave
sesi përdoret vegla.
•
Sigurohuni që të identifikoni masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit, që bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH101-17
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Rektifikuesi me kënd me bateri
Nr. i modelit/ Lloji: DGA450,DGA452
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
31.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB059-3
PARALAJMËRIMET PËR
SIGURINË E SMERILUESIT ME
BATERI
Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë
veprimeve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë
me tela ose prerjes abrazive:
1.
Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues,
smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni të
gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjithë
udhëzimeve të mëposhtme mund të shkaktojë
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
2.
Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për t’u
kryer me këtë vegël elektrike.
Veprimet për të
cilat vegla elektrike nuk është e përshtatshme
mund të krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime
personale.
3.
Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës.
Fakti që aksesori mund të lidhet me veglën tuaj
elektrike, nuk garanton për një proces të sigurt.
4.
Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën
elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e
matur mund të thyhen dhe të ndahen në copa.
5.
Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur
të veglës elektrike.
Aksesorët me përmasa të
gabuara nuk mund të mbrohen ose të
kontrollohen siç duhet.
6.
Montimi me fileto i aksesorëve duhet të
përputhet me fileton e boshtit të makinerisë
prerëse. Për aksesorët e montuar me flanxha,
vrima e boshtit të aksesorit duhet të përputhet
me diametrin e folesë së flanxhës.
Aksesorët
që nuk përputhen me pjesën montuese të pajisjes
elektrike do të humbasin ekuilibrin, do të
lëkunden jashtë mase dhe mund të shkaktojnë
humbjen e kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara çdo
përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh. disqet
abrazive për ciflosje dhe krisje, mbështetëset e
disqeve për krisje, gërvishtje ose konsumim,
furçën me tela për lirim ose thyerje të telave.
Nëse vegla elektrike ose aksesori ju bien,
kontrolloni për dëmtime ose instaloni një
aksesor të padëmtuar. Pas inspektimit dhe
instalimit të aksesorëve, qëndroni me personat
e tjerë larg trajektores së rrotullimit të aksesorit
dhe lëreni veglën elektrike të punojë me
shpejtësi maksimale pa ngarkesë për një minutë.
Aksesorët e dëmtuar zakonisht do të shkëputen
nga vegla gjatë këtij testi.