
33
SHQIP
Pas përdorimit
Kur e magazinoni ose e karikoni fshesën, kyçeni kokën
e hundëzës dhe vareni nga një grep të cilin mund ta
gjeni në treg.
►
Fig.32
KUJDES:
Mbështetja e fshesës në mur pa
mbështetëse tjetër mund të bëjë që fshesa të
bjerë duke sjellë lëndime ose dëmtimin e fshesës.
►
Fig.33
Pastrimi
VINI RE:
Mos e fryni pluhurin që është ngjitur në
pastrues dhe filtra me kompresor me ajër.
Kjo do
të fusë pluhurin në fole dhe do të shkaktojë avari.
VINI RE:
Pas larjes së filtrave, thajini ata
plotësisht përpara përdorimit.
Filtrat e patharë mirë
mund të shkaktojnë thithje të dobët dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
VINI RE:
Pas pastrimit të filtrave dhe filtrit prej
sfungjeri, sigurohuni që t’i riinstaloni ata përpara
përdorimit.
Nëse e përdorni pastruesin pa filtrat dhe
filtrin prej sfungjeri, në folenë e motorit futet pluhur
dhe shkakton avari.
Trupi i pastruesit
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e
pastruesit) të pastruesit duke përdorur një leckë të
njomur me ujë me sapun.
Pastroni gjithashtu grykën e thithjes dhe zonën e
montimit të filtrit.
►
Fig.34
Filtri me performancë të lartë
Lajeni filtrin me ujë me sapun kur bllokohet me pluhur
dhe bie fuqia e pastruesit. Thajeni plotësisht para
përdorimit.
►
Fig.35
Filtri HEPA
Aksesorë opsionalë
VINI RE:
Mos e fërkoni apo kruani filtrin HEPA
me objekte të forta si furçë apo me shpatull.
Filtri HEPA i bllokuar shkakton performancë të dobët në
thithje. Pastrojeni filtrin herë pas here.
Herë pas here lani filtrin HEPA me ujë, shpëlajeni dhe
thajeni mirë në hije përpara përdorimit. Mos e lani kurrë
filtrin në makinën larëse.
►
Fig.36
Filtri prej sfungjeri
Kur filtri i sfungjerit ndotet, pastrojeni atë si vijon.
1.
Hiqni filtrin.
2.
Nxirrni filtrin prej sfungjeri nga mes shtyllave.
3.
Pastroni filtrin prej sfungjeri duke e goditur ose
duke e larë. Nëse e lani, thajeni atë plotësisht para
përdorimit.
4.
Futni filtrin prej sfungjeri nga mes shtyllave dhe
vendoseni në pozicionin fillestar. Sigurohuni që çdo
fund i poshtëm i shtyllës të mbajë filtrin prej sfungjeri
dhe që të mos ketë hapësirë mes filtrit prej sfungjeri dhe
grykës së thithjes.
►
Fig.37:
1.
Filtri prej sfungjeri
2.
Fundi i poshtëm i
shtyllës
Pastrimi i hundëzës
Kur furça e hundëzës bëhet me pluhur, pastrojeni
pluhurin me shirit ngjitës.
►
Fig.38:
1.
Furça
Kllapa e murit për pastruesin me
bateri
Aksesorë opsionalë
SHËNIM:
Nuk përfshihet vida për të montuar
mbajtësin. Përgatitni një vidë që përshtatet për
materialin në të cilin do të vidhoset.
Bashkojeni kllapën e murit për pastruesin me bateri
në një mur me dru të fortë, tra ose kolonë, ku kllapa e
murit për pastruesin me bateri mund të fiksohet mirë.
Gjithmonë sigurohuni që kllapa e murit për pastruesin
me bateri të jetë fiksuar mirë përpara se të varni
pastruesin.
►
Fig.39:
1.
Kllapa e murit për pastruesin me bateri
2.
Priza
KUJDES:
Mos e varni pastruesin në kllapën
e murit me dhunë ose mos varni pajisje të tjera
përveç pastruesit.
SHËNIM:
Kur nuk e karikoni fshesën, priza mund të
ruhet në kllapën e murit për fshesën me bateri siç
ilustrohet.
Содержание CL117FD
Страница 2: ...2 1 2 Fig 1 1 Fig 2 1 2 Fig 3 1 Fig 4 1 2 3 Fig 5 1 2 3 Fig 6 1 2 4 3 Fig 7 1 2 Fig 8 ...
Страница 3: ...3 1 2 Fig 9 2 1 Fig 10 1 2 Fig 11 1 Fig 12 1 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 Fig 15 2 1 Fig 16 ...
Страница 4: ...4 1 2 Fig 17 1 2 Fig 18 1 2 Fig 19 1 2 3 4 Fig 20 1 2 Fig 21 Fig 22 1 2 Fig 23 ...
Страница 5: ...5 Fig 24 1 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 Fig 27 1 2 Fig 28 1 2 3 Fig 29 Fig 30 1 Fig 31 ...
Страница 6: ...6 Fig 32 Fig 33 Fig 34 Fig 35 Fig 36 1 2 Fig 37 1 Fig 38 ...
Страница 7: ...7 1 2 Fig 39 1 Fig 40 1 2 Fig 41 1 Fig 42 Fig 43 1 2 3 4 5 Fig 44 1 2 3 4 Fig 45 ...
Страница 8: ...8 1 2 Fig 46 2 1 Fig 47 1 2 Fig 48 1 2 3 Fig 49 ...
Страница 103: ...103 ...