
30
SHQIP
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që
pajisja është fikur përpara se ta rregulloni apo
kontrolloni funksionin në pajisje.
Karikimi i baterisë së integruar
KUJDES:
Përdorni vetëm bateri origjinale
Makita.
Përdorimi i baterive jo-origjinale Makita
ose baterive që mund të jenë modifikuar, mund
të rezultojë në marrjen flakë të baterisë, lëndime
personale apo dëmtime. Kjo do të anulojë gjithashtu
edhe garancinë e Makita për produktin e Makita dhe
karikuesin.
KUJDES:
Gjithmonë hiqeni spinën e karikimit
nga pastruesi pas karikimit.
KUJDES:
Mos e lini karikuesin në rrymën e
rrjetit pas shkëputjes së pajisjes.
Fëmijët e vegjël
mund ta fusin në gojë spinën me energji dhe mund të
shkaktohen lëndime.
Karikojeni pastruesin kur e përdorni për herë të parë
ose nëse ka mbetur pa karikuar për një kohë të gjatë.
Lidheni spinën e karikimit me bashkuesin e karikimit,
pastaj futeni karikuesin në prizën e rrymës elektrike.
►
Fig.1:
1.
Spina e karikimit
2.
Bashkuesi i karikimit
Llamba e rrymës së baterisë ndizet dhe fillon karikimi.
Ndriçimi fiket pasi karikimi të ketë përfunduar. Për
më shumë detaje, referojuni manualit të përdorimit të
karikuesit të baterisë.
►
Fig.2:
1.
Llamba e rrymës së baterisë
VINI RE:
Llambushka e rrymës së baterisë
pulson dhe bateria nuk mund të karikohet
nëse bateria ose fshesa ekspozohen ndaj
temperaturave ekstreme.
SHËNIM:
Fshesa nuk mund të kontrollohet ndërkohë
që karikohet. Për të nisur fshesën, hiqni karikuesin
nga burimi i rrymës, shkëputni prizën e karikimit nga
fshesa, dhe më pas shtypni butonin “ON” (ndezur)/
butonin e ndërrimit të shpejtësisë.
SHËNIM:
Nën kushtet e mëposhtme, bateria është
duke arritur fundin e jetëgjatësisë së saj (ose është
dëmtuar/ka keqfunksionim). Shkëputni karikuesin
nga burimi i energjisë, më pas vendoseni në vend
baterinë.
•
Llambushka e rrymës së baterisë fiket pak pasi
filloni të karikoni fshesën.
•
Fshesa punon vetëm për një periudhë kohe më
të shkurtër se gjysma e kohës së përdorimit pasi
bateria është karikuar plotësisht.
SHËNIM:
Bateria mund të rikarikohet deri në rreth
500 herë. Koha e karikimit varion sipas kushteve nën
të cilat bateria është karikuar dhe shkarkuar.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Gjithmonë fikeni fshesën pas
përdorimit për të parandaluar dëmtimin e fshesës
dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e shërbimit të
baterive.
Për të ndezur pastruesin, thjesht shtypni butonin “ON”
(ndezur)/butonin e ndryshimit të shpejtësisë. Për ta
fikur, shtypni butonin “OFF” (fikur).
Mund ta ndryshoni shpejtësinë e pastruesit me tre hapa
duke shtypur butonin “ON” (ndezur)/butonin e ndërrimit
të shpejtësisë.
Shtypja e parë e këtij butoni është për regjimin me
shpejtësi të lartë, shtypja e dytë për regjimin me
shpejtësi maksimale dhe shtypja e tretë për shpejtësinë
normale. Çdo shtypje e këtij butoni përsërit ciklin e
shpejtësisë së lartë/maksimale/të ulët në mënyrë të
alternuar.
►
Fig.3:
1.
Butoni “ON” (ndezur)/butoni i ndërrimit të
shpejtësisë
2.
Butoni “OFF” (fikur)
Llamba e rrymës së baterisë
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është i ulët, llamba e
rrymës së baterisë pulson.
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është shumë i ulët,
fshesa ndalon dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet
për afërsisht 10 sekonda. Në këtë moment, karikoni
baterinë.
Gjithashtu, kur bateria mbingarkohet ose mbinxehet,
fshesa ndalon dhe llamba e rrymës së baterisë ndizet
për afërsisht 10 sekonda. Fshesa nuk aktivizohet gjatë
kohës që llamba është e ndezur.
►
Fig.4:
1.
Llamba e rrymës së baterisë
SHËNIM:
Koha në të cilën llamba e rrymës së
baterisë fillon të pulsojë ose të ndizet varet nga
temperatura në vendin e punës dhe gjendja e
baterisë.
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për të ndezur llambën, shtypni butonin “ON” (ndezur)/
butonin e ndryshimit të shpejtësisë. Shtypni butonin
“OFF” (fikur) për të fikur llambën. Gjatë aktivizimit të
fshesës, llamba ndizet.
►
Fig.5:
1.
Butoni “ON” (ndezur)/butoni i ndërrimit të
shpejtësisë
2.
Butoni “OFF” (fikur)
3.
Llamba
Содержание CL117FD
Страница 2: ...2 1 2 Fig 1 1 Fig 2 1 2 Fig 3 1 Fig 4 1 2 3 Fig 5 1 2 3 Fig 6 1 2 4 3 Fig 7 1 2 Fig 8 ...
Страница 3: ...3 1 2 Fig 9 2 1 Fig 10 1 2 Fig 11 1 Fig 12 1 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 Fig 15 2 1 Fig 16 ...
Страница 4: ...4 1 2 Fig 17 1 2 Fig 18 1 2 Fig 19 1 2 3 4 Fig 20 1 2 Fig 21 Fig 22 1 2 Fig 23 ...
Страница 5: ...5 Fig 24 1 Fig 25 1 2 3 Fig 26 1 2 Fig 27 1 2 Fig 28 1 2 3 Fig 29 Fig 30 1 Fig 31 ...
Страница 6: ...6 Fig 32 Fig 33 Fig 34 Fig 35 Fig 36 1 2 Fig 37 1 Fig 38 ...
Страница 7: ...7 1 2 Fig 39 1 Fig 40 1 2 Fig 41 1 Fig 42 Fig 43 1 2 3 4 5 Fig 44 1 2 3 4 Fig 45 ...
Страница 8: ...8 1 2 Fig 46 2 1 Fig 47 1 2 Fig 48 1 2 3 Fig 49 ...
Страница 103: ...103 ...