26
ALBANIAN
Çelësi i regjimit të vidhosjes
Kjo vegël është e pajisur me dy lloje regjimesh vidhosjeje.
Referojuni tabelës më poshtë për zgjedhjen e regjimit të
vidhosjes. Regjimi optimali i vidhosjes ndryshon sipas
materialit të punës. Rrotullojeni plotësisht çelësin derisa të
ngecë në pozicionin e regjimit të dëshiruar.
►
Fig.7:
1.
Çelësi
Gjatësia e vidës/
Materiali
25 mm 28 mm
32 mm
41 mm
Mbështetësja
me fletë
çeliku
0,8 mm
e trashë
-
0,6 mm
e trashë
-
0,4 mm
e trashë
-
Mbështetësja prej
druri
Kur punoni me pllaka gipsi të përgjithshme, është e
përshtatshme trashësia 9,5 mm, 12,5 mm dhe 15 mm.
VINI RE:
Mos e përdorni veglën me regjimin e
vidhosjes të zgjedhur përgjysmë. Ndryshe, vegla
do të dëmtohet dhe nuk do të jeni në gjendje të
arrini performancën e duhur.
VINI RE:
Mbështetësja me fletë çeliku më e trashë
se 0,8 mm nuk mund të punohet me këtë vegël.
Gjithashtu vini re se vidhat nuk mund të vidhosen
në mbështetëse me fletë çeliku me shtresa.
VINI RE:
Gjithmonë përdorni vida origjinale
lidhëse Makita.
SHËNIM:
Rekomandohet të zgjidhni gjithmonë
regjimin . Vendosni regjimin nëse vidat nuk
mund të vidhosen për mungesë fuqie.
Kompresori me ajër
KUJDES:
Mos ia drejtoni dikujt tytën e
kompresorit me ajër. Gjithashtu, mbajini duart
dhe këmbët larg tytës.
Nëse shtypet pa dashje
butoni i kopmresorit me ajër, ai mund të shkaktojë
lëndime personale.
KUJDES:
Gjithmonë kontrolloni mjedisin
rrotull përpara se të përdorni kompresorin me
ajër.
Pluhuri ose objektet që fryhen mund të godasin
dikë.
KUJDES:
Mos e lidhni ose shkëputni tubin
e ajrit ndërsa shtypni butonin e kompresorit me
ajër.
Ajri i furnizuar në vegël mund të përdoret edhe si
kompresor me ajër. Mund ta pastroni zonën e punës
duke shtypur butonin në fundin e dorezës.
►
Fig.8:
1.
Butoni
VINI RE:
Pasi të përdorni kompresorin me ajër, forca
vidhosëse e veglës do të bjerë përkohësisht. Prisni
derisa të rikuperohet presioni i ajrit në këtë rast.
VINI RE:
Kryeni një test fryrjeje nëse përdorni
kompresorin me ajër menjëherë pasi është aplikuar
vaj. Vaji mund të spërkatet me ajrin.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që tubi i ajrit
të jetë i shkëputur dhe të mos jetë ngarkuar asnjë
kapëse përpara se të kryeni punime në vegël.
Ngarkimi i vidave
1.
Shkëputni tubin e ajrit.
2.
Hapni kapakun ndërsa shtypni poshtë levën.
►
Fig.9:
1.
Kapaku
2.
Leva
3.
Hapni kapakun e magazinës.
►
Fig.10:
1.
Kapaku i magazinës
4.
Ngarkoni vida në magazinë. Vendoseni vidën
e parë në grremçin furnizues. Nëse maja e vidatorit
pengon vendosjen e vidës së parë, kthejeni veglën me
kokë poshtë (maja e vidës lart). Kjo do ta kthejë majën e
vidatorit në pozicionin e caktuar.
►
Fig.11:
1.
Grremçi furnizues
2.
Kanali i vidave
5.
Vendosni pjesën tjetër të vidave në kanalin e
vidave dhe mbyllni kapakun e magazinës.
6.
Mbyllni me ngadalë kapakun derisa leva të mbyllet
plotësisht.
Zëvendësimi i majave të vidatorit
1.
Hiqni bulonat në udhëzuesin e vidatorit dhe
magazinë me një çelës hekzagonal, më pas hiqni
njësinë e udhëzimit të vidatorit nga trupi.
►
Fig.12:
1.
Njësia e udhëzimit të vidatorit
2.
Susta
3.
Rondela
4.
Trupi
VINI RE:
Kini kujdes të mos lironi sustat, rondelën
dhe vidat. Ato mund të bien gjatë heqjes së njësisë së
udhëzimit të vidatorit.
2.
Rrotulloni majën e vidatorit në drejtim të akrepave
të orës ndërsa e tërhiqni. Maja e vidatorit do të hiqet.
Mund të përdorni një palë pinca për ta hequr majën, por
mos e shtrëngoni majën.
►
Fig.13
3.
Fusni një majë të re vidatori dhe rrotullojeni në
drejtim të akrepave të orës ndërsa e fusni brenda.
Sigurohuni që filetimi i majës të kapë bazën.
►
Fig.14
SHËNIM:
Maja e vidatorit mund të rrotullohet
pafundësisht. Ndaloni rrotullimin e majës së vidatorit
kur ajo të jetë e siguruar.
4.
Shtyjeni majën e vidatorit në fund. Bashkoni
njësinë e udhëzuesit të vidatorit me trupin dhe
sigurojeni me vida.
►
Fig.15
VINI RE:
Sigurohuni të ktheni rondelën dhe sustat
në pozicionin fillestar përpara se të bashkoni njësinë
e udhëzuesit të vidatorit. Gjithashtu vini re se susta
në bazën e aktivizuesit instalohet drejt siç tregohet
në figurë.