23
bulonin me kokë hekzagonale. Më pas, hiqni bulonin
hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe diskun.
Për të instaluar diskun, ndiqni procedurën e anasjellë të
heqjes. SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI MIRË NË
DREJTIMIN ORAR BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
Fig.9
Kur ndërroni diskun sigurohuni gjithashtu që të pastroni
tallashin e akumuluar në mbrojtësen e sipërme dhe të
poshtme të diskut. Megjithatë, këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Fig.10
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një fshesë
me korrent Makita me veglën tuaj. Vendosni bashkuesin
në vegël duke përdorur vidat. Më pas, lidhni tubin e
fshesës me korrent në bashkues siç tregohet në figurë.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë dhe në
vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me forcë, ose
mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një
dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini
të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja
duart përdoren për të mbajtur sharrën, ato s’mund të
priten nga disku. Vendoseni bazën mbi materialin e
punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun.
Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa disku të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
sharrimi të përfundojë.
Për të bërë prerje sa më të pastra, mbajeni drejt vijën e
sharrimit dhe shpejtësinë e avancimit të njëjtë. Nëse
prerja nuk bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në
mendje, mos u përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën
pas me forcë për në vijën e prerjes. Ky veprim mund të
bllokojë sharrën e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme
dhe ndoshta lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni
derisa disku të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën.
Rivendoseni veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni
sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që
ekspozojnë operatorin ndaj ciflave të drurit dhe tallashit
që nxjerr sharra. Përdorni syze mbrojtëse për të
shmangur lëndimin.
Fig.11
KUJDES:
•
Thika ndarëse duhet të përdoret gjithmonë, me
përjashtim të rasteve kur sharra zhytet komplet në
materialin e punës.
Kufizues (vizore udhëzuese)
Fig.12
Udhëzuesi praktik lëvizës ju mundëson prerje të drejta
tepër të sakta. Thjesht rrëshqiteni udhëzuesin me
ngadalë lart kundër anës së materialit të punës dhe
sigurojeni në pozicion me anë të vidës në pjesën e
përparme të bazës. Me të mund të bëni dhe prerje të
përsëritura me gjerësi të njëjtë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.13
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen zëvendësuar
në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm karbonçina identike.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.14
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
•
Disqet e sharrës
•
Kufizues (vizore udhëzuese)
•
Çelësi hekzagonal
•
Bashkuesi
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Содержание 5703R
Страница 79: ...79 ...
Страница 80: ...80 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884364A969 ...