19
3.
Rregulloni thellësinë e prerjes me thellësinë e
materialit të punës.
Në pjesën e poshtme të
materialit të punës duhet të duket më pak se një
dhëmb i fletës së sharrës.
4.
Asnjëherë mos e mbani në duar ose
nëpërmes këmbëve materialin që po pritet.
Sigurojeni materialin e punës në një platformë
të qëndrueshme.
Është e rëndësishme që ta
mbështetni materialin siç duhet për të minimizuar
ekspozimin e trupit, përthyerjen e fletës ose
humbjen e kontrollit.
Një ilustrim tipik i mbështetjes së duhur me dorë,
mbështetjes së materialit të punës dhe drejtimit të
kordonit të furnizimit me energji.
000157
5.
Mbajeni pajisjen elektrike vetëm në sipërfaqet
kapëse të izoluara, kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin pajisja prerëse mund të
kontaktojë me tela të fshehur ose kordonin e
vet.
Kontakti me një tel me rrymë do t’i elektrizojë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen
dhe mund t’i japin punëtorit një goditje elektrike.
6.
Gjithmonë përdorni një rigë drejtuese ose një
udhëzues për anët e drejta.
Kjo përmirëson
saktësinë e prerjes dhe pakëson mundësinë e
ngecjes së fletës.
7.
Gjithmonë përdorni fletë me madhësinë dhe
formën e duhur (ato të diamantit përkundrejt
atyre rrumbullake) të vrimave të boshtit.
Fletët
që nuk përputhen me pjesën tjetër të sharrës do
të rrotullohen jashtë qendrës duke shkaktuar
humbje të kontrollit.
8.
Asnjëherë mos përdorni rondele apo bulona
të dëmtuara ose jo të duhura të fletave.
Rondelet e fletëve janë projektuar veçanërisht për
sharrën tuaj, për performancë optimale dhe siguri
të funksionimit.
Shkaqet e zmbrapsjeve dhe paralajmërime në lidhje
me to
−
Zmbrapsja është një reagim i papritur ndaj një
flete sharre të bllokuar, të penguar ose të
zhvendosur, e cila bën që sharra e pakontrolluar të
ngrihet dhe të dalë nga materiali i punës drejt
punëtorit;
−
Kur fleta bllokohet ose pengohet fort nga mbyllja e
kanalit të sharrës, ajo e humbet shpejtësinë dhe
reagimi i motorit e kthen pas pajisjen me shpejtësi
drejt punëtorit;
−
Nëse fleta përthyhet ose zhvendoset gjatë prerjes,
dhëmbët në pjesën e pasme të fletës mund të
ngecin në sipërfaqen e drurit, duke bërë që fleta të
dalë nga kanali i sharrës dhe të kërcejë mbrapsht
drejt punëtorit.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit dhe
mund të shmanget duke marrë masat e mëposhtme
parandaluese.
9.
Mbajeni fort sharrën me të dyja duart dhe
vendosini krahët në atë mënyrë që t'i rezistoni
forcave zmbrapsëse. Poziciononi trupin në
cilëndo anë të fletës, por jo në drejtim me
fletën.
Zmbrapsja mund të bëjë që sharra të
kërcejë mbrapsht, por nëse merren masat e
duhura parandaluese, forcat e zmbrapsjes mund
të kontrollohen nga punëtori.
10.
Kur fleta ka ngecur ose kur e ndërprisni
prerjen për çfarëdo lloj arsyeje, lëshojeni
këmbëzën dhe mbajeni sharrën të palëvizur
në material deri sa fleta të ndalojë plotësisht.
Asnjëherë mos u përpiqni ta hiqni sharrën
nga materiali ose ta tërhiqni sharrën pas
ndërkohë që fleta është në lëvizje, përndryshe
mund të ndodhë zmbrapsje.
Kontrolloni dhe
ndërmerrni veprime korrigjuese për të eliminuar
shkakun e ngecjes së fletës.
11.
Kur të rifilloni sharrimin në materialin e punës,
vendoseni fletën e sharrës në mes të kanalit
dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës nuk
kanë ngecur në material.
Nëse fleta e sharrës
ka ngecur, ajo mund të dalë ose zmbrapset nga
materiali ndërkohë që rifillohet sharrimi.
12.
Mbështetni panelet e mëdhenj për të
minimizuar rrezikun e bllokimit dhe të
zmbrapsjes së fletës.
Panelet e mëdhenj kanë
tendencë të përkulen nga pesha e tyre.
Mbështetëset duhet të vendosen poshtë panelit
në të dyja anët, pranë vijës së prerjes dhe pranë
buzës së panelit.
Për të shmangur zmbrapsjen,
mbështeteni dërrasën ose panelin pranë prerjes.
000154
Содержание 5703R
Страница 79: ...79 ...
Страница 80: ...80 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884364A969 ...