19
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Veshja e diskut të diamantit
Nëse prerja e diskut të diamantit fillon të dobësohet,
përdorni një disk të vjetër lëmues me kokrra të ashpra
ose bllok betoni për të veshur diskun e diamantit. Për ta
bërë këtë, siguroni mirë diskun mprehës ose bllokun e
betonit dhe prisni në to.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.7
Kur maja e izolimit me graso brenda karbonçinës
ekspozohet në kontakt me komutatorin, kjo do të fikë
automatikisht motorin. Kur kjo ndodh, të dyja
karbonçinat duhet të zëvendësohen. Mbajini
karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Kapni me ngadalë me duar një anë të kapakut të
pluhurit në mënyrë që të shfaqet kapaku i mbajtëses së
karboncinave.
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Fig.8
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Disqe diamanti (të llojit të thatë)
•
Disqe smeriluese prerëse
•
Çelësi hekzagonal 17
•
Syze mbrojtëse
•
Unaza 20
•
Xhunto në formë bërryli
Lidhja me fshesën me korrent
Fig.9
Kur dëshironi të kryeni pastrim më të mirë, lidhni një
fshesë me korrent me veglën tuaj. Lidhni tubin e
fshesës me korrent me hundëzën për nxjerrjen e
pluhurave me anë të një xhuntoje në formë bërryli
(aksesor).
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Содержание 4112hs
Страница 63: ...63 ...
Страница 64: ...64 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884494 966 ...