17
përndryshe mund të ndodhë kundërveprim.
Hetoni dhe ndërmerrni veprime korrigjuese për të
eliminuar ngecjen e diskut.
h)
Mos e rifilloni procesin e prerjes së
materialit të punës. Lejoni diskun të arrijë
shpejtësinë maksimale dhe futeni sërish me
kujdes te vendi i prerjes.
Disku mund të kapet, të
shkojë lart ose të kundërveprojë nëse vegla
elektrike rindizet brenda materialit të punës.
i)
Mbështetini panelet ose çdo material të madh
pune për të minimizuar rrezikun e bllokimit të
diskut dhe të kundërveprimit.
Materialet e
mëdha të punës kanë tendencë të përkulen nga
pesha e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen
poshtë materialit të punës pranë vijës së prerjes
dhe buzës së materialit të punës nga të dyja anët
e diskut.
j)
Tregoni kujdes të veçantë kur bëni “prerje në
xhep” në muret ekzistuese ose në zona të tjera
me shikim të kufizuar.
Disku i dalë mund të
presë tuba gazi ose uji, tela elektrikë ose objekte
që mund të shkaktojnë kundërveprim.
19.
Përpara se të përdorni disk të segmentuar
diamanti, sigurohuni që disku i diamantit të
ketë hapësirë anësore prej 10 mm ose më pak
ndërmjet segmenteve, vetëm me kënd negativ
pjerrësie.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
20.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
21.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
22.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Tregoni
kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
23.
Kujdes nga shkëndijat e përhapura. Mbajeni
veglën në mënyrë që shkëndijat të përhapen
larg jush dhe personave të tjerë ose
materialeve që digjen.
24.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
25.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t’ju djegë lëkurën.
26.
Gjithmonë sigurohuni që vegla është fikur dhe
është hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
27.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
28.
Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë
për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të
madhe.
29.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë
vegël.
30.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
31.
Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
32.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një
ndërprerës qarku (30 mA) për të siguruar
përdoruesin.
33.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
34.
Mos përdorni ujë ose lubrifikant për lëmim.
35.
Sigurohuni që hapësirat për ajrosje të jenë të
lira kur punoni në kushte me pluhur. Nëse
nevojitet të pastrohet pluhuri, fillimisht
shkëpusni veglën nga rryma (përdorni objekte
jo metalike) dhe shmangni dëmtimin e pjesëve
të brendshme.
36.
Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet
forcë anësore.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
Содержание 4112hs
Страница 63: ...63 ...
Страница 64: ...64 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884494 966 ...