![Makita 10181717 Скачать руководство пользователя страница 48](http://html.mh-extra.com/html/makita/10181717/10181717_instruction-manual_232658048.webp)
48 SHQIP
Vegla ka një buton rrotullimi mbrapsht për të ndryshuar
drejtimin e rrotullimit. Ai shërben vetëm për heqjen e
mbeturinave dhe barishteve të ngecura në vegël.
Për të ndryshuar drejtimin e rrotullimit, shtypni butonin
e rrotullimit mbrapsht dhe tërhiqni këmbëzën me veglën
prerëse të fikur. Kur tërhiqni këmbëzën e çelësit, llamba
e rrymës fillon të pulsojë dhe vegla prerëse rrotullohet
në drejtim të kundërt.
Për ta rikthyer në rrotullim normal, lëshoni këmbëzën
dhe prisni derisa vegla prerëse të ndalojë.
►
Fig.12:
1.
Butoni i rrotullimit mbrapsht
2.
Llamba e
rrymës
SHËNIM:
Gjatë rrotullimit mbrapsht, vegla
punon vetëm për pak kohë dhe më pas ndalon
automatikisht.
SHËNIM:
Rrotullimi rikthehet në drejtimin normal kur
e rindizni veglën pasi është fikur.
SHËNIM:
Nëse shtypni butonin e rrotullimit mbrapsht
gjatë kohës që vegla prerëse është ende duke u
rrotulluar, vegla ndalon dhe është gati për rrotullimin
mbrapsht.
Freni elektrik
Kjo vegël është pajisur me fren elektrik për veglën
prerëse. Nëse vegla vazhdimisht nuk arrin të ndalojë
me shpejtësi veglën prerëse pas lëshimit të këmbëzës
së çelësit, dërgojeni veglën për shërbim te qendra jonë
e shërbimit.
KUJDES:
Ky sistem freni nuk zëvendëson
mbrojtësin. Mos e përdorni kurrë veglën pa
mbrojtësin.
Një vegël prerëse pa mbrojtës mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal.
Funksioni elektronik
Kontrolli i shpejtësisë konstante
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë ofron rrotullim
konstant pavarësisht kushteve të ngarkesës.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së mbytur të
ndezjes.
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
Gjithmonë sigurohuni që
vegla të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë
hequr përpara se të kryeni ndonjë shërbim për
veglën.
Mosfikja e veglës dhe mosheqja e kutisë
së baterisë mund të rezultojë në lëndim të rëndë
personal për shkak të ndezjes aksidentale.
PARALAJMËRIM:
Mos e ndizni kurrë veglën
nëse nuk është montuar plotësisht.
Vënia në punë
e veglës kur ajo është pjesërisht e montuar mund të
rezultojë në lëndime personale serioze nga ndezja e
paqëllimshme.
Instalimi i dorezës
Për DUR368A
1.
Futni boshtin e dorezës te mbajtësja.
Bashkërenditni vrimën në mbajtëse me vrimën në
bosht. Shtrëngojeni mirë vidën.
►
Fig.13:
1.
Mbajtësja
2.
Vida
3.
Boshti
VINI RE:
Vëreni drejtimin e mbajtëses. Vrimat e
vidave nuk do të drejtvijohen nëse mbajtësja nuk
vendoset në drejtimin e duhur.
2.
Vendoseni dorezën ndërmjet morsës së dorezës
dhe mbajtëses së dorezës. Rregulloni dorezën në një
kënd që siguron pozicion komod pune dhe më pas
sigurojeni me bulona me kokë hekzagonale.
►
Fig.14:
1.
Buloni me kokë hekzagonale
2.
Morsa e
dorezës
3.
Mbajtësja e dorezës
Për DUR368L
1.
Montoni morsat e sipërme dhe të poshtme në
amortizator.
2.
Vendosni dorezën në morsën e sipërme dhe
fiksojeni me bulonat me kokë hekzagonale siç
ilustrohet.
►
Fig.15:
1.
Buloni me kokë hekzagonale
2.
Doreza
3.
Morsa e sipërme
4.
Amortizatori
5.
Morsa
e poshtme
6.
Distancatori
KUJDES:
Mos e hiqni apo zvogëloni
distancatorin.
Ky veprim mund të çojë në humbjen
e ekuilibrit të veglës dhe mund të shkaktojë lëndim
personal.
Montimi i barrierës
Vetëm për modelin me dorezë në formë laku
(specifike sipas shtetit)
Nëse barriera është e përfshirë në modelin tuaj,
montojeni te doreza duke përdorur vidën në barrierë.
►
Fig.16:
1.
Barriera
2.
Vida
KUJDES:
Mos e hiqni barrierën pas montimit.
Barriera funksionon si një element sigurie për të
parandaluar kontaktin tuaj aksidental me diskun
prerës.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
KUJDES:
Bëni kujdes të mos e lini çelësin
hekzagonal të futur në kokën e veglës.
Mund t’ju
lëndojë dhe/ose të dëmtojë veglën.
Kur nuk e përdorni çelësin hekzagonal, ruajeni siç
ilustrohet që të mos humbasë.
►
Fig.17:
1.
Çelësi hekzagonal
Për modelin me dorezë në formë laku, çelësi
hekzagonal mund të ruhet edhe te doreza, siç
ilustrohet.
►
Fig.18:
1.
Çelësi hekzagonal
Содержание 10181717
Страница 2: ...Fig 1 Fig 2 12 1 2 3 4 5 11 10 9 8 Fig 3 2 ...
Страница 3: ...DUR368L DUR368A 1 2 6 4 5 6 7 7 8 8 10 9 9 12 10 11 13 12 13 14 3 Fig 4 1 2 3 Fig 5 1 2 Fig 6 3 ...
Страница 4: ...2 1 3 Fig 7 1 2 Fig 8 1 2 Fig 9 2 1 Fig 10 4 5 1 3 2 Fig 11 1 2 Fig 12 1 2 3 Fig 13 2 1 3 Fig 14 4 ...
Страница 6: ...3 5 1 2 4 Fig 23 1 2 3 4 6 5 Fig 24 1 2 3 4 6 5 Fig 25 Fig 26 1 2 Fig 27 1 2 Fig 28 Fig 29 1 Fig 30 6 ...
Страница 7: ...1 Fig 31 1 2 3 750 mm 750 mm 100 300 mm Fig 32 1 2 Fig 33 1 2 Fig 34 Fig 35 Fig 36 1 Fig 37 7 ...
Страница 8: ...3 m 80 mm 100 mm Fig 38 8 ...
Страница 9: ...3 m 80 mm 100 mm Fig 39 9 ...
Страница 10: ...3 m 80 mm 100 mm Fig 40 10 ...
Страница 11: ...4 5 m 100 mm Fig 41 11 ...
Страница 12: ...150 mm 1 mm 0 75 m x 2 Fig 42 Fig 43 1 2 Fig 44 12 ...