SHQIP
7
Nëse produkti është i ftohtë në të prekur, mund të ketë një “dritë” të
vogël kur ai ndizet. Kjo është normale, nuk ka asnjë problem me TV-në.
Paneli është produkt i avancuar që përmban miliona pikëza.
Ju mund të shikoni pika të vogla të zeza dhe/ose pika me ngjyrë të
shndritshme (i bardhë, i kuq, i kaltër ose i gjelbër) me një madhësi
prej 1 ppm në panel. Kjo nuk tregon keqfunksionim dhe nuk ndikon në
performancën dhe në besueshmërinë e produktit.
Ky fenomen ndodh gjithashtu në produktet e palëve të treta dhe nuk i
nënshtrohet zëvendësimit ose rimbursimit.
Ju mund të vini re ndriçim dhe ngjyra të ndryshme të panelit, në varësi
të këndit të shikimit (majtas/djathtas/lart/poshtë).
Ky fenomen shfaqet për shkak të karakteristikës së panelit. Nuk lidhet
me performancën e produktit dhe nuk ka të bëjë me keqfunksionimin.
Shfaqja e një figure të palëvizshme për kohë të gjata mund të shkaktojë
mbetje figure. Evitoni shfaqjen e figurave të palëvizshme për kohë të
gjata në ekranin e televizorit.
Gjatë kryerjes së funksionit “Pastro zhurmën e panelit” mund të
shfaqen disa vija horizontale. Kjo është normale dhe nuk ka nevojë të
shqetësoheni.
Tingull i gjeneruar
Zhurmë “kërcitëse”: Zhurma kërcitëse që shfaqet kur jeni duke parë
TV ose kur e fikni atë, gjenerohet nga një tkurrje termike plastike për
shkak të temperaturës dhe lagështisë. Kjo zhurmë është e zakonshme
për produktet ku kërkohet deformim termik. Gumëzhimë në qarkun
elektrik/zukatje në panel: Gjenerohet një zhurmë e ulët prej qarkut të
çelësit me shpejtësi të lartë i cili siguron një sasi të madhe energjie për
të vënë në punë produktin. Kjo është në varësi të produktit.
Ky tingull i gjeneruar nuk ndikon në performancën dhe besueshmërinë
e produktit.
Mos përdor produkte me voltazh të lartë pranë televizorit(p.sh. mbytës
elektrik mushkonjash). Kjo mund të shkaktojë avari të produktit.
Shikimi i imazheve 3D (Vetëm për
modelet 3D)
KUJDES
•
Fëmijët duhet të mbikëqyren nga një i rritur kur shikojnë video 3D.
Nëse fëmija pëson lodhje të syve, dhimbje koke apo turbullim të
shikimit gjatë shikimit 3D, duhet të bëjë një pushim përpara se të
rifillojë shikimin e materialeve 3D.
•
Gjatë shikimit të videove 3D, disa njerëz mund të pësojnë
shqetësime si p.sh. dhimbje koke, marramendje, lodhje ose
turbullim të shikimit. Në raste të tilla, ndaloni shikimin e videos 3D
dhe bëni një pushim.
•
Nëse shikoni një video 3D për kohë të gjatë, mund të pësoni lodhje
të syve. Në raste të tilla, ndaloni shikimin e videos 3D dhe bëni një
pushim.
•
Përdorni vetëm syze 3D nga LG. Përndryshe, mund të mos jeni në
gjendje t’i shikoni siç duhet videot 3D.
•
Mos përdorni syze 3D në vend të syzeve tuaja normale, syzeve të
diellit ose syzeve mbrojtëse.
•
Mos i mbani syzet 3D në temperatura tepër të larta ose të ulëta.
Kjo shkakton deformim.
•
Mos i përdorni syzet 3D kur ecni ose lëvizni përreth. Mund të
ndodhë aksident ose lëndim.
•
Bëni kujdes të mos shponi syrin me skeletin e syzeve 3D.
•
Mos shikoni përmbajtje 3D nëse keni kriza fotosensitive, epilepsi
ose sëmundje të zemrës.
Përgatitja
SHËNIM
•
Nëse televizori ndizet për herë të parë, nisja e televizorit mund të
zgjasë deri në një minutë.
•
Figura e shfaqur mund të ndryshojë nga TV-ja juaj.
•
OSD-ja (afishimi në ekran) e TV-së tuaj mund të ndryshojë pak nga
ajo që shfaqet në këtë manual.
•
Menytë dhe opsionet që disponohen mund të ndryshojnë nga
burimi hyrës ose nga modeli i produktit që përdorni aktualisht.
•
Kësaj TV-je mund t’i shtohen veçori të reja në të ardhmen.
•
Artikujt që vijnë me produktin mund të ndryshojnë në varësi të
modelit.
•
Specifikimet e produktit ose përmbajtja e këtij manuali mund
të ndryshohen pa njoftim paraprak për shkaqe përmirësimi të
funksioneve të produktit.
•
Për një lidhje optimale, kabllot HDMI dhe pajisjet USB duhet
të kenë trashësi më të vogël se 10 mm dhe gjerësi prej18 mm.
Përdorni një kabllo zgjatuese që mbështet USB 2.0 nëse kablloja
USB ose njësia e memories USB nuk përputhen me portën e USB-së
në TV.