28
MIRËMBAJTJA
•
Hiqeni lavatriçen nga priza para se ta pastroni për
të shmangur rrezikun e goditjeve elektrike. Mos
ndjekja e këtyre paralajmërimeve mund të çojë
lëndime serioze, zjarr, goditje elektrike ose vdekje.
•
Asnjëherë mos përdorni lëndë kimike të forta,
pastrues gërryes ose hollues për të pastruar
lavatriçen. Ato mund të dëmtojnë lustrën.
PARALAJMËRIM
Pastrimi i Lavatriçes Tuaj
Kujdesi Pas Larjes
•
Pasi cikli të ketë mbaruar, fshijeni derën dhe pjesën
e brendshme të gominës të derës për të hequr
lagështinë.
•
Lëreni derën të hapur që të thahet pjesa e brendshme
e kazanit.
•
Fshijeni trupin e lavatriçes me një leckë të thatë për të
hequr lagështinë.
Pastrimi i Pjesës të Jashtme
Kujdesi i mirë i lavatriçes tuaj mund të zgjatë jetën e saj.
Dera:
•
Lajeni me një leckë të njomë nga jashtë dhe brenda
dhe pastaj fshijeni me një leckë të thatë e të butë.
Pjesa e Jashtme:
•
Fshijeni menjëherë pas çdo spërkatjeje.
•
Fshijeni me një leckë të njomë.
•
Mos e shtypni sipërfaqen ose ekranin me objekte të
mprehta.
Kujdesi dhe Pastrimi i Pjesës të
Brendshme
•
Përdorni një peshqir ose leckë të butë për të fshirë
rrotull hapësirës të derës të lavatriçes dhe xhamit të
derës.
•
Gjithmonë hiqini gjërat nga lavatriçja sapo të mbarojë
cikli. Lënia e gjërave të njoma në lavatriçe mund të
shkaktojë rrudha, kalim të ngjyrave dhe erë.
•
Vini në punë ciklin Pastrim Kazani njëherë në muaj
(ose më shpesh nëse është e nevojshme) për të
hequr grumbullimin e detergjentit dhe mbetjet e tjera.
Pastrimi i Filtrit të Hyrjes të Ujit
•
Mbylleni rubinetin nëse lavatriçja do të lihet për një
kohë të gjatë (p.sh. gjatë pushimeve), veçanërisht
nëse nuk ka shkarkim në dysheme (ulluk) pranë.
•
Ikona ‘
’ do të shfaqet në panelin e kontrollit kur nuk
hyn ujë në sirtarin e detergjentit.
•
Nëse uji është shumë i fortë ose përmban gjurmë të
depozitimit të kalkareve, filtri i hyrjes të ujit mund të
bllokohet. Prandaj është ide e mirë që ta pastroni me
raste.
1
Mbylleni rubinetin e ujit dhe zhvidhosni tubin e
hyrjes të ujit.
2
Pastroni filtrin duke përdorur një furçë me qime të
forta.
,
Содержание MFL69187604
Страница 42: ...Memo ...
Страница 84: ...Memo ...
Страница 126: ...Бележка ...
Страница 168: ...Memo ...
Страница 210: ...Memorandum ...
Страница 252: ...Memo ...
Страница 294: ...Меморандум ...
Страница 336: ... ...