SHQIP
11
SHËNIM
t
Lidhja e pajisjes së jashtme mund të ndryshojë sipas modelit.
t
Lidhini pajisjet e jashtme me TV-në, pavarësisht renditjes së portës
së TV-së.
t
Nëse regjistroni një program televiziv në një regjistrues DVD
ose VCR, sigurohuni të lidhni kabllon e hyrjes së sinjalit të TV-së
në TV nëpërmjet një regjistruesi DVD ose VCR. Për më shumë
informacione për regjistrimin, referojuni manualit të ofruar me
pajisjen e lidhur.
t
Referojuni manualit të pajisjes së jashtme për udhëzimet e
përdorimit.
t
Nëse lidhni një pajisje lojërash në TV, përdorni kabllon që ofrohet
me pajisjen e lojërave.
t
Në regjimin PC, mund të ketë zhurmë që lidhet me rezolucionin,
modelin vertikal, kontrastin dhe shkëlqimin. Nëse vihet re zhurmë,
ndryshojeni daljen e PC-së në një rezolucion tjetër, ndryshoni
shpejtësinë e rifreskimit në një shpejtësi tjetër ose rregulloni
shkëlqimin dhe kontrastin në menynë FIGURA derisa të qartësohet
figura.
t
Në regjimin PC, disa cilësime të rezolucionit mund të mos
funksionojnë siç duhet, në v
arësi të kartë grafike.
Lidhja e antenës
Lidheni
TV-në me një prizë të antenës në mur me një kabllo RF (75 Ω).
t
Përdorni ndarës sinjali për të lidhur më shumë se 2 televizorë.
t
Nëse cilësia e figurës është e dobët, instaloni përforcues sinjali për
ta përmirësuar.
t
Nëse cilësia e figurës është e dobët me një antenë të lidhur,
mundohuni ta vendosni antenën në drejtimin e duhur.
t
Kablloja e antenës dhe konvertuesi nuk jepen me televizorin.
t
Audioja e mbështetur DTV: MPEG, Dolby Digital, Dolby Digital Plus,
HE-AAC
Lidhja Përshtatësi
(Në varësi të modelit)
KUJDES
t
Sigurohuni ta lidhni televizorin me ushqyesin përpara lidhjes së
spinës elektrike të televizorit me prizën.
Lidhja e antenës satelitore
(Vetëm modelet satelitore)
Lidheni TV-në me një antenë satelitore, me një prizë satelitore
nëpërmjet një k
ablloje RF (75 Ω).
Lidhja e modulit CI
(Në varësi të modelit)
Shikoni shërbimet e shifruara (me pagesë) në regjimin TV dixhital.
t
Kontrolloni nëse moduli CI është futur në folenë e kartës PCMCIA
në drejtimin e duhur. Nëse moduli nuk është futur si duhet, kjo
mund t’i shkaktojë dëm TV-së dhe folesë së kartës PCMCIA.
t
Nëse televizori nuk jep video dhe audio kur lidhet CI+ CAM,
kontaktoni me operatorin e shërbimit tokësor/kabllor/satelitor.
Lidhja EuroSCART
(Në varësi të modelit)
Transmeton sinjalet e videos dhe audios nga një pajisje e jashtme tek
TV-ja. Lidhe pajisjen e jashtme dhe televizorin me kabllon Euroscart.
Lloji i daljes
Regjimi
aktual i hyrjes
AV1
(Dalje e TV-së
1
)
TV dixhital
TV dixhital
TV analog, AV
TV analog
Komponenti
HDMI
1 Dalja e TV-së: Nxjerr sinjalet e TV-së analoge ose TV-së dixhitale.
t
Kabllot Euroscart duhet të jenë të mbrojtur nga sinjalet.
Lidhje të tjera
Lidhni televizorin me pajisjet e jashtme. Për cilësinë më të mirë të
figurës dhe të zërit, lidhe pajisjen e jashtme dhe televizorin me kabllon
HDMI. Nuk ofrohen kabllo v
eçmas.
SHËNIM
t
Formati audio HDMI i mbështetur :
Dolby Digital (32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz),
PCM (32 kHz, 44,1 kHz, 48 kHz, 96 kHz, 192 kHz)
(Në varësi të modelit)