• Përmasat i duhen përshtatur mundësisht këndit të
pllakave të murit
• Termostati: Përdorimi / Montimi shikoni broshurën
bashkëngjitur.
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 0,6 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,1 - 0,4 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
maks. 60°C
Dezinfektim Termik:
maks. 70°C / 4 min
Produkti është projektuar ekskluzivisht për ujë të pijshëm!
Shqip
Montimi shih faqen 32
Udhëzime sigurie
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve
gjatë procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike,
mendore dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin
produktin pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë
nën ndikimin e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta
përdorin produktin.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të
trupit (p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis
dushit dhe trupit duhet që të mbahet një distancë e
mjaftueshme.
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse.
Duhet të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Produkti duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Ndryshimet e mëdha të presionit mes lidhjeve të ujit
të ftohtë dhe atij të ngrohtë duhen ekuilibruar.
Udhëzime për montimin
• Përpara montimit duhet që produkti të kontrollohet për
dëmtime nga transporti. Pas instalimit nuk do të njihet
asnjë dëmtim nga transporti ose dëmtim i sipërfaqes.
• Tubacionet dhe rubinetet duhet që të montohen, të
shpëlahen dhe të kontrollohen sipas standardeve në
fuqi
• Duhet të respektohen linjat udhëzuese të instalimit, të
vlefshme për vendet respektive.
• Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të
kualifikuar duhet pasur parasysh që e gjithë sipërfaqja
mbërthyese të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira
mes pllakave). Mbi të gjitha muri duhet të jetë i
përshtatshëm për montim dhe nuk duhet të ketë pika
të dobëta. Vidhat dhe kunjat e bashkangjitura janë
të përshtatshme vetëm për beton. Te përbërja tjetër
murore të merren parasysh të dhënat e prodhuesit të
kunjave.
• Sita që i kemi bashkëngjitur spërkatëses duhet
përdorur për të evituar thithjen e papastërtive nga
rrjeti i ujësjellësit. Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë
funksionale të spërkatëses. Hansgrohe nuk merr
përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në këtë mënyrë.
• Garantohet funksioni optimal vetëm në kombinim
me spërkatëset Hansgrohe si dhe zorrat e dushit
Hansgrohe.
Përshkrimi i simbolit
Mos përdorni silikon që në përbërje ka acid
acetik.
Pjesët e servisit
(shih faqen 35)
Përmasat
(shih faqen 31)
Diagrami i qarkullimit
(shih faqen 32)
Përdorimi
(shih faqen 36)
Pastrimi
(shih faqen 34) dhe
broshura bashkëngjitur
29
Shenja e kontrollit
(shih faqen 36)
Содержание Club Eco 28383 Series
Страница 32: ...32 Durchflussdiagramm Montage Club Eco 28383000 ...
Страница 33: ...33 Montage 96184000 1 2 3a 5a 3b 5b 4 1 28385XXX 2 1 ...
Страница 34: ...34 Reinigung 1 2 94246000 1 2 3 1 min ...