70
SQ
Legjenda :
1 - Termostati
2 - Siguresa termike
3 - Rezistuesi (ngrohësi)
4 - llamba kontrolluese
5 - Pjesa lidhëse
L - Përçuesi fazor
N - Përçuesi neutral
- Përçuesi mbrojtës
Skema e lidhjes elektrike
VËRREJTJE: Para çdo ndërhyrjeje në brendësi të bojlerit, ç’kyçeni atë
medoemos nga rrjeti elektrik! Ndërhyrjen mund ta bëjë vetëm eksperti i
aftësuar!
PËRDORIMI DHE MIRËMBAJTJA
Pas lidhjes në rrjetin e ujit dhe të rrymës elektrike, ngrohësi i ujit (bojleri) është i
përgatitur për përdorim. Me sjelljen e pullës në termostat, në pjesën e përparme të
kapakut mbrojtës e zgjidhni temperaturën e dëshiruar të ujit ndërmjet min. " " –
mbrojtja nga ngrirja dhe 75 °С, pozita " ". Preferojmë vendosjen e pullës në pozitën
" e ". Rregullimi i tillë kursen më së shumti; në këtë pozitë temperatura e ujit do të jetë
përafërsisht 35 °С (GT 10, GT 15) dhe përafërsisht 41 °С (GT 5), ndarja e gurit të ujit
dhe humbja termike do të jetë më e vogël se tek vendosja në temperaturë të lartë.
Për shkaqe të sigurisë mund të rregullohen temperaturat më të larta sipas dëshirës,
me procedurën në vijim:
a) Kaçavidën vendoseni në vrimën 1 dhe largojeni
kapakun e pullës 2,
b) pastaj vendoseni kufizuesin e pullës 3 sipas dëshirës
në temperaturën e dëshiruar:
C: 35 °С
B: 45 °С
A: 55 °С
O: 75 °С
c) kapakun e pullës 2 kthejeni përsëri në konstruksionin e
pullës.
Funksionimin i ngrohësit elektrik e tregon llamba kontrolluese, që shndrit derisa uji në
rezervuarin e bojlerit të mos e arrijë temperaturën e zgjedhur, apo deri te ndalje e
qëllimshme. Nëse nuk e keni ndërmend ta përdorni bojlerin për një kohë të gjatë,
sigurojeni përmbajtjen e tij nga ngrirja ashtu që të mos ç’kyçni elektrikun, por pullën e
termostatit rregullojeni në pozícionin " ". Te ky rregullim, ngrohësi do të mbaj
temperaturën e ujit te përafërsisht në 9 °C. Nëse megjithatë do ta shkyçni bojlerin
nga rrjeti elektrik, për shkak të rrezikut të ngrirjes duhet ta zbrazni ujin nga ai. Uji nga
bojleri zbrazet nëpër gypin prurës/derdhës të bojlerit.