66
SQ
VËREJTJE!
Aparatin mund ta përdorin fëmijët e moshës tetëvjeçare dhe më të vjetër, si
dhe personat me aftësi të zvogëluara fizike, ndjenjësore dhe mendore, apo me
mungesë të përvojës, gjegjësisht të dijes, nëse ata janë nën mbikëqyrje, apo
nëse janë të trajnuar rreth përdorimit të aparatit në mënyrë të sigurt dhe që i
kuptojnë rreziqet e mundshme.
Fëmijët nuk guxojnë të luajnë me aparat.
Pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparatit nuk mund ta bëjnë fëmijët pa
mbikëqyrje.
Montimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat ekzistuese si dhe me
udhëzimet e prodhuesit. Atë duhet ta bëjë montuesi i aftësuar profesionalisht.
Te sistemi i mbyllur i presionit i kyçjes, në gypin prurës të bojlerit të ujit
duhet medoemos të montohet valvuli sigurues me presion nominal 0,6 MPa
(6 bar), 0,9 MPa (9 bar) apo 1,0 MPa (10 bar) (shih tabelën e shënimeve), që
parandalon rritjen e presionit në kazan për më shumë se 0,1 MPa (1 bar) mbi
atë nominal.
Uji nga vrima zbrazëse e valvulit sigurues mund të pikë, për atë arsye ajo
duhet të jetë e hapur në presionin atmosferik.
Derdhja e valvulit sigurues duhet të vendoset në drejtim teposhtë dhe në
hapësirë që nuk ngrihet.
Për funksionimin e rregullt të valvulit sigurues, periodikisht duhet të bëhen
kontrollet, që të eliminohet guri i ujit dhe të vërtetohet se valvuli sigurues nuk
është I bllokuar.
Ndërmjet bojlerit të ujit dhe valvulit sigurues nuk guxohet të montohet
valvul mbyllës, pasi që ashtu pamundësoni sigurimin e bojlerit nga presioni!
Para lidhjes në rrjetin elektrik, bojleri domosdo duhet të mbushet fillimisht
me ujë!
Në rast të prishjes së termostatit punues bojleri është i mbrojtur me
siguresën termike shtesë. Në rast të prishjes së termostatit, në pajtim me
standardet e sigurisë, uji mund ta arrijë temperaturën edhe deri në 130 °C.
Gjatë bërjes së instalimeve të ujësjellësit duhet medoemos të merret parasysh
se mund të vihet deri të tejngarkesave të përmendura të temperaturës.
Nëse e çkyçni bojlerin nga rrjeti elektrik, duhet ta derdhni ujin për shkak të
rrezikut të ngrirjes.
Ju lutemi, që prishjet eventuale në bojler të mos i ndreqni vetë, por për ato
lajmërojeni shërbimin më të afërt të autorizuar servisor.
Prodhimet tona janë të pajisura nga komponentët e parrezikshme për
mjedisin dhe për shëndetin, si dhe të punuara ashtu, që në fazën e
tyre të fundit jetësore t’i demontojmë dhe t’i riciklojmë sa më thjesht.
Me riciklimin e materialeve e zvogëlojmë sasinë e mbeturinave dhe e
zvogëlojmë nevojën për prodhimin e materialeve themelore (për
shembull metalit), që kërkon energji të madhe dhe shkakton emetim të
materieve të dëmshme. Kështu, me proceset e riciklimit e zvogëlojmë
harxhimin e burimeve natyrore, pasi që mbeturinat nga plastika dhe metali i
kthejmë përsëri në procese të ndryshme prodhuese.