![FAVORIT F 2451 Скачать руководство пользователя страница 52](http://html1.mh-extra.com/html/favorit/f-2451/f-2451_user-manual_546819052.webp)
SQ - 48
siç duhet, pra paketimi duhet të jetë i
mbyllur hermetikisht dhe pa kullime.
Qeset e posaçme për ngrirje, qeset prej
polietileni me fletë alumini dhe enët
plastike janë ideale.
•
Mos vendosni ushqim të freskët pranë
ushqimeve të ngrira, pasi ushqimet e
ngrira mund të shkrihen.
•
Para ngrirjes së ushqimit të freskët,
ndajeni atë në pjesë të cilat mund të
konsumohen në një vakt.
•
Konsumoni ushqimin e shkrirë të brenda
një periudhe të shkurtër kohore pas
shkrirjes.
•
Gjithmonë zbatoni udhëzimet e
prodhuesit në pakon e ushqimit kur ruani
ushqime të ngrira. Nëse nuk janë dhënë
informacione, ushqimet nuk duhet të
ruhen për më shumë se 3 muaj nga data
e blerjes.
•
Kur blihet ushqim i ngrirë, sigurohuni që
është ruajtur në kushte të volitshme dhe
pakoja nuk është dëmtuar.
•
Ushqimi i ngrirë duhet të transportohet
në kontejnerë të përshtatshëm dhe të
vendosen në ngrirës sa më shpejt që
është e mundur.
•
Mos blini ushqime të ngrira nëse paketimi
tregon shenja të lagështisë dhe bymimit
jonormal. Është e mundur që të jetë
ruajtur në një temperaturë jostabile dhe
se përmbajtjet të jenë prishur,.
•
Periudha në të cilën mund të mbahet
ushqimi i ngrirë varet nga temperatura
e dhomës,konfigurimi i termostatit, sa
shpesh hapet dera, lloji i ushqimit dhe
kohëzgjatja që duhet për të transportuar
produktin nga dyqani në shtëpi.
Gjithmonë ndiqni udhëzimet e shkruara
në ambalazhin e produktit dhe kurrë mos
e përdorni produktin pas kalimit të afatit
për përdorim.
•
Nëse dera e ngrirësit është mbajtur
hapur për një periudhë të gjatë siç duhet,
atëherë do të formohet akull dhe mund
të parandalohet qarkullimi efektiv i ajrit.
Për ta zgjidhur këtë, largoni ngrirësin nga
priza dhe pritni të shkrihet. Pastrojeni
ngrirësin pasi të jetë shkrirë plotësisht.
•
Vëllimi i ngrirësit i cekur në etiketë është
vëllimi pa shporta, kapakë, dhe kështu
me radhë.
•
Mos ngrini ushqime të shkrira. Mund të
përbëjë rrezik për shëndetin tuaj pasi
mund të shkaktojë probleme si për
shembull helmim nga ushqimi.
SHËNIM:
Nëse tentoni të hapni derën e
ngrirësit menjëherë pas mbylljes, do të
hasni në vështirësi me hapjen e saj. Kjo
është normale. Pasi të arrihet ekuilibri, dera
do të hapet me lehtësi.
•
Për të përdorur kapacitetin maksimal të
ngrirësit tuaj, dhe për të ruajtur sasira
të mëdha të ushqimit, largoni të gjithë
sirtarët përveç atij të fundit. Artikujt e
mëdhenj mund të ruhen direkt në rafte.
•
Për të përdorur kapacitetin maksimal
ngrirës të ngrirësit tuaj largoni ushqimin
e ngrirë në shportën e sipërme në
shporta tjera dhe aktivizoni modalitetin
„Super Ngrirje“. Modaliteti „Super
Ngrirje“ shkyçet automatikisht pas 24
orësh. Vendosini ushqimet që doni t'i
ngrini në shportën e sipërme të ndarjes
së ngrirësit pa e tejkaluar kapacitetin
ngrirës të ngrirësit tuaj. Pastaj riaktivizoni
modalitetin „Super Ngrirje“. Mund të
vendosni ushqimin tuaj pranë ushqimeve
të tjera të ngrira pasi të jetë plotësisht i
ngrirë (minimum 24 orë pasi modaliteti
„Super Ngrirje“ të jetë aktivizuar për së
2-ti herë.).
•
Që të ngrini një sasi të vogël të ushqimit
(deri në 3 kg) në ngrirësin tuaj, vendosni
ushqimin tuaj pa prekur ushqimin tashmë
të ngrirë dhe aktivizoni modalitetin „Super
Ngrirje“. Mund të vendosni ushqimin tuaj
pranë ushqimeve të tjera të ngrira pasi të
jetë plotësisht i ngrirë (minimum pas 24
orësh).
•
Kujdes
. Për të kursyer energji, kur
ngrijmë sasira të vogla të ushqimeve,
rivendosni temperaturën në vlerat
paraprake sapo ushqimi të ngrihet
plotësisht.
•
Përdorni raftin për ngrirjen e shpejtë për
të ngrirë gatesat shtëpiake (dhe ushqimet
të cilat doni t'i ngrini) më shpejt sepse
Содержание F 2451
Страница 82: ...52366200 ...