SQ - 66
1.2 Paralajmërime gjatë instalimit
Para përdorimit të ngrirësit të frigoriferit
tuaj për herë të parë, ju lutemi kushtoni
vëmendje pikave vijuese:
•
Tensioni i punës për ngrirësin e frigoriferit
tuaj është 220-240 V në 50Hz.
•
Spina duhet të arrihet me lehtësi pas
instalimit.
•
Ngrirësi i frigoriferit tuaj mund të mbajë
erë kur përdoret për herë të parë. Kjo
është normale dhe era do të zhduket kur
ngrirësi i frigoriferit tuaj fillon të ftohet.
•
Para se të lidhni ngrirësin e frigoriferit
tuaj, sigurohuni që të dhënat në etiketën
e të dhënave (tensioni dhe ngarkesa e
lidhjes) përputhen me rrjetin e rrymës
elektrike. Nëse dyshoni, konsultohuni me
elektricist të kualifikuar.
•
Futeni spinën në një prizë me lidhje
efikase të tokëzimit. Nëse priza nuk
ka kontakt tokëzimi ose spina nuk
përshtatet, ju sugjerojmë që të thërritni
një elektricist të autorizuar për ndihmë.
•
Pajisja duhet të lidhet me një prizë të
instaluar mirë me siguresë. Furnizimi
elektrik (AC) dhe tensioni në pikën e
punimit duhet të përputhen me detajet
në etiketën e pajisjes (etiketa ndodhet
në pjesën e brendshme në të majtë të
pajisjes).
•
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet
që ndodhin për shkak të përdorimit pa
tokëzim.
•
Vendoseni ngrirësin e frigoriferit në një
vend ku nuk do të ekspozohej nën dritën
direkte të diellit.
•
Ngrirësi i frigoriferit tuaj asnjëherë nuk
guxon të përdoret në mjedis të hapur ose
të ekspozohet ndaj shiut.
•
Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm
larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet
e ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5
cm larg nga furrat elektrike.
•
Kur ngrirësi i frigoriferit tuaj vendoset
pranë një ngrirësi, duhet të ketë të paktën
2 cm distancë midis tyre për të mos
lejuar krijimin e lagështisë në sipërfaqen
e jashtme.
•
Mos e mbuloni trupin ose kreun e
ngrirësit të frigoriferit me dantellë. Kjo
ndikon në performancën e ngrirësit të
frigoriferit tuaj..
•
Nevojitet hapësirë të paktën 150 mm
sipër pajisjes tuaj. Mos vendosni asgjë
sipër pajisjes.
•
Mos vendosni sende të rënda mbi pajisje.
•
Pastroni pajisjen mirë para se ta përdorni
(shiko Pastrimi dhe Mirëmbajtja).
•
Para se të përdorni ngrirësin e frigoriferit
tuaj, fshini të gjithë pjesët me solucion
të ujit të ngrohtë dhe një lugë çaji me
sodë bikarbonat. Pastaj, shpëlajeni me
ujë të pastër dhe thajeni. Ktheni të gjitha
pjesët sërish në ngrirësin e frigoriferit pas
pastrimit.
•
Përdorni këmbët e përshtatura të
përparme për tu siguruar që pajisja të
jetë e niveluar dhe e qëndrueshme. Mund
t’i rregulloni këmbët duke i rrotulluar në
cilën anë të doni. Kjo mund të bëhet para
se të vendosni ushqim në pajisje.
•
Instaloni dy udhëzuesit plastikë të
rregullimit të distancës
(pjesët në kondensatorin
me fletë të zeza prapa)
duke i rrotulluar 90° (siç
tregohet në figurë) për të
mos lejuar që
kondensatori të prekë
murin.
•
Distanca mes pajisjes dhe murit të
pasmë patjetër të jetë maksimum 75 mm.
1.3 Gjatë përdorimit
•
Mos lidh frigoriferin-ngrirësin tuaj me
furnizimin e rrymës elektrike me përçues
zgjatës.
•
Mos përdor spina të dëmtuara, të
zhveshura ose të vjetra.
•
Mos e tërhiqni, kërrusni ose dëmtoni
kabllon.
•
Mos përdorni përshtatës spine.
•
Kjo pajisje synon të përdoret vetëm nga
të rriturit. Mos i lejoni fëmijët të luajnë me
pajisjen ose të varen në derën e pajisjes.
•
Asnjëherë mos prekni përçuesin/spinën
Содержание CF 278
Страница 87: ...52366204 ...