a) Shtypeni "Clock / Timer", rregullojeni me "Time +" dhe "Time -" kohën në "18:15" (e njëjta
procedurë si kur ta vendosni orën)
b) Shtypeni "Mikro / Grill" për të zgjedhur fuqinë P70.
c) Vendoseni kohën e gatimit në kohëzgjatje 10 minuta.
d) Shtypeni "Start / Reset"
Nëse nuk e vendosni kohën e energjisë dhe të gatimit dhe drejtpërdrejt e shtypni butonin
Start sapo të keni programuar kohën, pajisja do të funksionojë vetëm si orë.
Në orën 18:15, do të tingëllojnë 10 sinjale zanore dhe pajisja do të fiket.
9. Pauza dhe anulimi
1.Shtypeni butonin "PAUSE / CANCEL" për të anuluar shkallëzimin ose programin e gatimit.
2. Mbylleni derën
3. Shtypeni butonin "Start" për të filluar gatimi pas vendosjes së programit të gatimit.
4. Shtypeni butonin "Start" për të vazhduar gatimin, kur gatimi është në statusin e pauzës.
5. Shtypeni "PAUSE / CANCE" për të ndalur punën kur furra me mikrovalë është duke
punuar.
KUJDESI NDAJ FURRËS SUAJ ME MIKROVALË
1. Para pastrimit shkyçeni furrën dhe nxirreni gajtanin nga shtikeri.
2. Mbajeni pastër brendësinë e furrës. Kur spërkatet ushqimi ose kur rrjedhin lëngjet në
muret e furrës, fshijeni atë me një leckë të lagur. Nuk rekomandohet përdorimi i detergjentit të
trashë ose gërryes.
3. Ana e jashtme e furrës duhet të fshihet me leckë të lagur. Për të parandaluar dëmtimin e
pjesëve të brendshme të punës së furrës, uji nuk duhet të lejohet të hyjë në vrimat e
ventilimit.
4. Mos lejoni që tabela e komandës të jetë e lagur. Pastrojeni me leckë të butë dhe të lagur,
mos përdorni detergjentë, lëndë gërryese ose sprej për pastrim në panelin e kontrollit.
5. Nëse avulli grumbullohet brenda ose jashtë derës së furrës, fshijeni atë me leckë të butë.
Kjo mund të ndodhë kur furra me mikrovalë punon në kushte të lagështisë së lartë dhe në
asnjë mënyrë nuk tregon defekte në pajisje.
6. Herë pas here është e nevojshme ta hiqni pjatën e xhamit për ta pastruar. Lajeni pjatën me
ujë të ngrohtë me sapun ose në pjatalarëse.
7. Unaza rrotulluese dhe podi i brendshëm i furrës duhet të pastrohen rregullisht për të
shmangur zhurmën e tepërt. Thjesht fshijeni pjesën e poshtme të sipërfaqes së furrës me një
pastrues të butë, ujë ose një pastrues të thjeshtë xhamash dhe thajeni atë. Unaza rrotulluese
mund të lahet me ujë të vakët me sapun ose në makinë të enëve. Avujt e kuzhinës
grumbullohen pas çdo gatimi të ri por në asnjë mënyrë nuk ndikojnë në sipërfaqen e poshtme
dhe në unazën rrotulluese.
Kur të pastroni, hiqeni me kujdes unazën rrotulluese nga dyshemeja e furrës dhe përpiquni
që ta vendosni përsëri në pozitë të drejtë.
8. Hiqini aromat nga furra duke vendosur një gotë uji me lëng limoni dhe lëvoren e limonit
vendoseni thellë në pjatë në një vend të përshtatshëm për përdorim në furrën me mikrovalë.
Mbajeni për 5 minuta, fshijeni tërësisht dhe thajeni me një leckë të butë.
69
ALB