
AL
78
2.3 Lidhja e gazit
Montimi i kontrollit të furnizimit me
gaz dhe rrjedhjeve
Lidhni pajisjen në përputhje me
standardet dhe rregulloret e zbatueshme
vendore dhe ndërkombëtare. Së pari,
kontrolloni se çfarë lloji i gazit është
instaluar në pllakë. Ky informacion
është në dispozicion në një etiketë në
pjesën e prapme të pllakës. Ju mund të
gjeni informacionin në lidhje me llojet e
duhura të gazit dhe injektorët e duhur të
gazit në tabelën e të dhënave teknike.
Kontrolloni që presioni i gazit furnizues
të përputhet me vlerat në tabelën e të
dhënave teknike, për të qenë në gjendje
të merrni përdorimin më e
fi
kas dhe të
siguroni konsumin minimal të gazit.
Nëse presioni i gazit të përdorur është
i ndryshëm nga vlerat e deklaruara ose
nuk është i qëndrueshëm në zonën tuaj,
mund të jetë e nevojshme të montoni një
rregullator të presionit të gazit. Ju duhet
të kontaktoni një qendër të autorizuar
shërbimi për të bërë këto rregullime.
Pikat që duhet të kontrollohen gjatë
montimit të tubit
fl
eksibël:
• Nëse lidhja e gazit bëhet nga një tub
fl
eksibil, ai duhet të përforcohet me
një mbajtës gypash (pipe collar).
• Lidheni pajisjen tuaj me një tub të
shkurtër dhe të qëndrueshëm që
është sa më afër burimit të gazit.
• Gjatësia maksimale e lejuar e tubit
është 1.5 m.
• Pajisja duhet të lidhet në përputhje me
standardet përkatëse lokale të gazit.
• Tubi duhet të mbahet i sigurtë nga
zonat që mund të nxehen deri në
temperaturë më shumë se 90°C.
• Tubi nuk duhet të jetë i plasaritur, i
shqyer, i shtypur ose i palosur.
• Mbajeni tubin të sigurtë nga qoshet
e mprehta dhe objektet që mund të
lëvizin.
• Para se të montoni lidhjen, duhet
të siguroheni që tubi nuk është i
dëmtuar. Përdorni ujë me
fl
luska
ose rrjedhje për të kryer kontrollin.
Mos përdorni
fl
akë për të kontrolluar
rrjedhjen e gazit.
• Të gjitha sendet metalike që përdoren
gjatë lidhjes me gaz duhet të jenë
të pastra nga ndryshku. Kontrolloni
datën e skadimit të çdo komponenti
të përdorur për lidhje.
Pikat që duhet të kontrollohen gjatë
montimit të lidhjes
fi
kse të gazit:
Metoda e përdorur për të bërë një lidhje
gazi ndryshon varësisht në shtetin ku
jeni. Pllaka është e pajisur me pjesët
kryesore për montimin pajisjes për
shtetin tuaj.Pjesët tjera konsiderohen si
pjesë rezervë.
Gjatë lidhjes, mbajeni gjithmonë
manifoldin e gazit të shtërnguar
përderisa rrotulloni pjesen e kundërt.
Përdorni mjete pune të përshtatshme
për një lidhje të sigurt. Për sipërfaqet
midis komponentëve të ndryshëm
përdorni gjithnjë ngjitës hermetik të
parashikuara në setin e konvertimit
të gazit.
Ngjitësit hermetik të përdorur gjatë
lidhjes gjithashtu duhet të përdoren në
lidhjet e gazit.
Mos përdorni materiale tjera për lidhjet
e gazit.
Mos harroni se kjo pajisje është e
gatshme të lidhet me furnizimin me gaz
në vendin për të cilin është prodhuar.