Caktimi manual i shpejtësisë së
ventilatorit
Funksionin mund ta vini në punë edhe
manualisht. Për t’a bërë atë, shtypni kur
pianura të jetë aktive. Kjo çaktivizon
funksionimin automatik të funksionit dhe ju
lejon ta ndryshoni manualisht shpejtësinë e
ventilatorit. Kur shtypni , e rrisni
shpejtësinë e ventilatorit me një njësi. Nëse,
pasi të keni arritur një nivel të lartë, shtypni
sërish , shpejtësinë e ventilatorit e caktoni
në 0, që në vijim çaktivizon ventilatorin e
aspiratorit. Për ta nisur ventilatorin përsëri
me shpejtësi ventilimi 1, shtypni .
Për të aktivizuar funksionimin
automatik të funksionit,
çaktivizoni dhe aktivizoni sërish
pianurën.
Aktivizimi i dritës
Mund ta caktoni pianurën që ta aktivizojë
automatikisht dritën kur të aktivizoni
pianurën. Për ta bërë këtë, caktojeni regjimin
automatik në H1 – H6.
Drita në aspirator çaktivizohet 2
minuta pas çaktivizimit të
pianurës.
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Enë gatimi
Për zonat me gatim me
induksion, fusha e fortë elektro-
magnetike krijon shumë shpejt
një nxehtësi në enën e gatimit.
Përdorni zonat e gatimit me induksion me
enë të përshtatshme.
• Bazamenti i enës së gatimit duhet të jetë
sa më i trashë dhe i sheshtë që mundet.
• Sigurohuni që bazamentet e tiganëve të
jenë të pastra dhe të thata përpara se t'i
vendosni mbi sipërfaqen e pianurës.
• Për të shmangur gërvishtjet, mos e
rrëshqisni ose fërkoni tenxheren nëpër
xhamin qeramik.
Materiali i enës së gatimit
• të sakta: giza, çeliku, çeliku i emaluar,
inoksi, bazamenti me shumë shtresa (me
shënimin e duhur nga prodhuesi).
• të gabuara: alumini, bakri, tunxhi, qelqi,
qeramika, porcelani.
Ena është e përshtatshme për një pianurë
me induksion nëse:
• uji zien shpejt në një zonë të vendosur në
shkallën më të lartë të nxehtësisë.
• magneti tërhiqet drejt fundit të enës së
gatimit.
Dimensionet e enës së gatimit
• Zonat e gatimit me induksion u përshtaten
automatikisht përmasave të bazamentit të
enëve.
• Efikasiteti i zonës së gatimit lidhet me
diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së
krijuar nga zona e gatimit.
• Për arsye sigurie dhe rezultate të gatimit,
mos përdorni enë gatimi më të madhe
sesa dimensionet e treguara në
„Specifikimi i zonave të gatimit“.
Shmangni mbajtjen e enëve të gatimit afër
panelit të kontrollit gjatë seancës së
gatimit. Kjo mund të ndikojë në
funksionimin e panelit të kontrollit ose të
aktivizojë aksidentalisht funksionet e
pianurës.
Referojuni kapitullit “Të dhënat
teknike”.
8.2 Zhurmat gjatë punës
Nëse arrini të dëgjoni:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë
gatimi me nivel të lartë fuqie dhe ena
është e përbërë nga materiale të
ndryshme (një strukturë sandviç).
SHQIP
317
Содержание EIV84550
Страница 346: ...346 ...
Страница 347: ...347 ...
Страница 348: ...867372785 B 232022 electrolux com ...