102
sq
Përdorimi
Grimcuesi me ushqim
të vazhdueshëm
W
Rrezik dëmtimi
Mos i fusni duart te thikat dhe pjesët e
mprehta të diskut të copëtimit.
Kapini disqet e copëtimit vetëm në skaje!
Mos e vendosni / hiqni grimcuesin me
ushqim të vazhdueshëm pa ndaluar
plotësisht mekanizmi dhe pa hequr spinën
nga priza.
Mos i fusni duart në enën e mbushjes.
Kujdes!
Grimcuesi me ushqim të vazhdueshëm
duhet të montohet plotësisht para se
të pëdoret. Mos e montoni asnjëherë
grimcuesin me ushqim të vazhdueshëm
në njësinë bazë. Përdorni grimcuesin
me ushqim të vazhdueshëm vetëm në
pozicionin e treguar.
Ruajtja ndaj mbingarkesës
Figura
G
:
Për të parandaluar dëmtime të mëdha të
pajisjes suaj në rast kur ka mbingarkesë të
grimcuesit, boshti (shasia) e mekanizmit ka
një pikë thyerjeje. Në rast mbingarkese,
boshti i mekanizmit thyhet në këtë pikë.
Por boshti i ri mekanizmit mund të gjendet
lehtësisht në pikën e shërbimit të klientit.
Disku prerës i kthyeshëm –
trashë / hollë
për prerjen e frutave dhe perimeve.
Përpunimi në nivelin 5.
Përshkrimi në diskun prerës të kthyeshëm:
„1“ për anën e trashë të prerjes
„3“ për anën e hollë të prerjes
Kujdes!
Disku prerës i kthyeshëm nuk është
përshtatshëm për prerjen e djathit të fortë,
bukës, panineve dhe çokollatës. Pritni
patatet e ziera të forta vetëm kur janë të
ftohta.
Disk copëtimi i kthyeshëm –
i ashpër / i imët
për prerjen e perimeve, frutave
dhe djathit, përveç djathit të fortë
(p.sh. parmixhano).
Përpunimi në nivelin 3 ose 4.
Përshkrimi në diskun copëtues të
kthyeshëm:
„2“ për anën e trashë
„4“ për anën e imët
Kujdes!
Disku copëtues i kthyeshëm nuk është i
përshtatshëm për copëtimin e arrave /
lajthive. Përdorni vetëm anën e trashë të
copëtimit në nivelin 7 për copëtimin e djathit
të butë.
Disk rende – mesatar
për prerjen me rende të patateve
të paziera, djathit të fortë (p.sh.
parmixhano), çokollatave të nxjerra nga
frigoriferi dhe arrave / lajthive.
Përpunimi në nivelin 7.
Kujdes!
Disku rende nuk është i përshtatshëm
për grirjen me rende të djathit të butë dhe
djathit gjysmë të fortë.
Disku rende, i trashë
Për grirjen në rende të patateve të
paziera, p.sh. për qofte patatesh
ose brumca.
Përpunimi në nivelin 7.
Puna me grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm
Figura
H
:
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Vendosni enën:
Anojeni enën me drejtim para dhe
vendoseni, më pas rrotullojeni në drejtim
kundërorar derisa të bllokohet.
■ Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
vendosni krahun e rrotullimit në
pozicionin
3
.
■ Hiqeni kapakun mbrojtës të mekanizmit
nga mekanizmi i grimcuesit me ushqim të
vazhdueshëm
(Figura
H
-5a)
.