![Bosch MUM54251 Скачать руководство пользователя страница 106](http://html.mh-extra.com/html/bosch/mum54251/mum54251_instruction-manual_45675106.webp)
106
sq
Shembuj përdorimi
Brumë i shkrifët
Receta bazë
– 125 g gjalpë (në
temperaturën e dhomës)
– 100-125 g sheqer
– 1 vezë
– 1 pisk kripë
– pak lëkurë limoni ose sheqer vanilje
– 250 g miell
– sodë buke, nëse kërkohet
■ Përzieni të gjithë përbërësit me telin
përzierës për rreth ½ minuta në
nivelin 1 (1), pastaj rreth 2-3 minuta në
nivelin 6 (3).
Nga 500 g miell:
■ Ngjishni përbërësit me çengelin e
ngjeshjes për rreth ½ minuta në
nivelin 1 (1) dhe pastaj për rreth 3-4
minuta në nivelin 3 (2).
Sasia maksimale:
2 x receta bazë
Brumë me maja
Receta bazë
– 500 g miell
– 1 vezë
– 80 g dhjamë (në temperaturën e dhomës)
– 80 g sheqer
– 200-250 ml qumësht i vakët
– 25 g maja e frekskët ose 1 paketë maja
e thatë
– lëkura e ½ limoni
– 1 pisk kripë
■ Ngjishni të gjithë përbërësit me çengelin
e ngjeshjes për rreth ½ minuta në nivelin
1 (1) dhe pastaj rreth 3-6 minuta në
nivelin 3 (2).
Sasia maksimale:
1,5 x receta bazë
Brumë për makarona
Receta bazë
– 300 g miell
– 3 vezë
– sipas nevojës, 1-2 lugë gjelle (10-20 g)
ujë të ftohtë
■ Përpunoni të gjithë përbërësit për rreth
3 deri 5 minuta në nivelin 3 (2) derisa të
ngjishet brumi.
Sasia maksimale:
1,5 x receta bazë
Brumë buke
Receta bazë
– 750 g miell
– 2 paketa maja e thatë
– 2 lugë gjelle kripë
– 450-500 ml ujë i ngrohtë
■ Ngjishni të gjithë përbërësit me çengelin e
ngjeshjes për rreth ½ minuta në nivelin
1 (1) dhe pastaj rreth 4-5 minuta në
nivelin 3 (2).
Majonezë
– 2 vezë
– 2 lugë gjelle mustardë
– ¼ l vaj
– 2 lugë gjelle lëng limoni ose uthull
– 1 pisk kripë
– 1 pisk sheqer
Përbërësit duhet të kenë temperaturë të
njëjtë.
■ Përpunoni në mikser të gjithë përbërësit
(përveç vajit) për disa sekonda në nivelin
3 (2) ose 4 (3).
■ Ndizeni mikserin në nivelin 7 (4), hidhni
vajin me ngadalë përmes hinkës dhe
vazhdoni ta përzieni derisa të fillojë
emulsioni i majonezës.
Konsumojeni shpejt majonezën, mos e
ruani.
Bukë e lyer me mjaltë
– 30 g gjalpë
(nga frigoriferi, 7°C)
– 190 g mjaltë
(nga frigoriferi, 7°C)
■ Ndajeni gjalpin në copa të vogla dhe
futeni në mikser.
■ Shtoni mjaltin në mikser dhe përzieni
përbërësit për 15 sekonda në
gradimin 7 (4).