102
sq
Përdorimi
Grimcuesi me ushqim të
vazhdueshëm
W
Rrezik dëmtimi
Mos i fusni duart te thikat dhe pjesët e
mprehta të diskut të copëtimit. Kapini
disqet e copëtimit vetëm në skaje! Mos
e vendosni/hiqni grimcuesin me ushqim
të vazhdueshëm pa ndaluar plotësisht
mekanizmi dhe pa hequr spinën nga priza.
Mos i fusni duart në enën e mbushjes.
Kujdes!
Grimcuesi me ushqim të vazhdueshëm
duhet të montohet plotësisht para se
të pëdoret. Mos e montoni asnjëherë
grimcuesin me ushqim të vazhdueshëm
në njësinë bazë. Përdorni grimcuesin
me ushqim të vazhdueshëm vetëm në
pozicionin e treguar.
Ruajtja ndaj mbingarkesës
X
Figura
F
:
Për të parandaluar dëmtime të mëdha të
pajisjes suaj në rast kur ka mbingarkesë të
grimcuesit, boshti (shasia) e mekanizmit ka
një pikë thyerjeje. Në rast mbingarkese,
boshti i mekanizmit thyhet në këtë pikë. Por
boshti i ri mekanizmit mund të gjendet
lehtësisht në pikën e shërbimit të klientit.
Disku prerës i kthyeshëm –
trashë / hollë
për prerjen e frutave dhe perimeve.
Përpunimi në nivelin 5 (3).
Përshkrimi në diskun prerës të kthyeshëm:
"1" për anën e trashë të prerjes
"3" për anën e hollë të prerjes
Kujdes!
Disku prerës i kthyeshëm nuk është
përshtatshëm për prerjen e djathit të fortë,
bukës, panineve dhe çokollatës. Pritni patatet
e ziera të forta vetëm kur janë të ftohta.
Disk copëtimi i kthyeshëm –
i ashpër / i imët
për prerjen e perimeve, frutave dhe djathit,
përveç djathit të fortë (p.sh. parmixhano).
Përpunimi në nivelin 3 (2) ose 4 (3).
Përshkrimi në diskun copëtues të
kthyeshëm:
"2" për anën e trashë
"4" për anën e imët
Kujdes!
Disku copëtues i kthyeshëm nuk është i
përshtatshëm për copëtimin e arrave/
lajthive. Përdorni vetëm anën e trashë të
copëtimit në nivelin 7 (4) për copëtimin e
djathit të butë.
Disk rende – mesatar
për prerjen me rende të patateve të
paziera, djathit të fortë (p.sh. parmixhano),
çokollatave të nxjerra nga frigoriferi dhe
arrave/lajthive.
Përpunimi në nivelin 7 (4).
Kujdes!
Disku rende nuk është i përshtatshëm
për grirjen me rende të djathit të butë dhe
djathit gjysmë të fortë.
Puna me grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm
X
Figura
G
:
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin
2
.
■ Vendosni enën:
Anojeni enën me drejtim para dhe
vendoseni, më pas rrotullojeni në drejtim
kundërorar derisa të bllokohet.
■ Shtypni butonin e zhbllokimit dhe
vendosni krahun e rrotullimit në
pozicionin
3
.
■ Hiqeni kapakun mbrojtës të mekanizmit
nga mekanizmi i grimcuesit me ushqim të
vazhdueshëm
(Figura
G
-5a)
.
■ Shtrëngojeni fort mbajtësin e diskut nga
cepi i poshtëm, ndërkohë që të dyja majat
janë të drejtuara lart.
■ Vendosni me kujdes diskun për prerje ose
për grirje me rende në majë të mbajtësit
të diskut
(Figura
G
-6a)
.
Në disqet e kthyeshme kini kujdes që ana
e dëshiruar të jetë në drejtimin lart.
■ Kapeni mbajtësin e diskut në anën
e sipërme dhe vendoseni në kuti
(Figura
G
-6b)
.
■ Vendoseni kapakun (kini parasysh
shënimin) dhe rrotullojeni në drejtim orar
derisa të bllokohet.
■ Siç tregohet në
Figurën
G
-8,
vendoseni
grimcuesin me ushqim të vazhdueshëm
në mekanizëm dhe rrotullojeni në drejtim
orar derisa të bllokohet.