52 / SQ
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim
• Tensioni dhe mbrojtja e lejuar me siguresën apo çelësin
tregohen në pjesën e "Specifikimeve teknike". Nëse vlera
aktuale e siguresës apo çelësit në shtëpi është më pak se
16 Amps, merrni një specialist elektrik të kualifikuar për të
instaluar një siguresë 16 Amp.
• Tensioni i specifikuar duhet të jetë i barabartë me tensionin
e rrjetit.
• Mos bëni lidhje nëpërmjet kordonëve zgjatues apo me
shumë priza.
B
KUjDEs
Kordonët elektrikë të dëmtuar duhet të zëvendësohen nga Agjentët
e Autorizuar të Shërbimit.
2.8 Përdorimi për herë të parë
Përpara se të filloni të përdorni produktin, sigurohuni që të
gjitha përgatitjet janë kryer në përputhje me udhëzimet në
pjesët "Udhëzime të rëndësishme sigurie" dhe "Instalimi".
Për ta bërë gati produktin për të larë rroba, kryeni si punë
të parë programin Pambuk-90. Përpara nisjes së programit
vendosni maksimumi 100 g pluhur kundër-gëlqeror në
ndarësen kryesore të detergjentit larës (ndarësja nr. II). Nëse
kundër-gëlqerori është në formë tablete, vendosni vetëm
një tabletë në ndarësen nr. II. II. Thani pjesën e brendshme
të fryrësit me një copë leckë të pastër pasi programi të ketë
përfunduar.
C
InformaCionE
Përdorni një kundër-gëlqeror të përshtatshëm për makinat larëse.
Një sasi uji mund të ketë mbetur në produkt për shkak të proceseve
të kontrollit të cilësisë në prodhim. Kjo nuk është e dëmshme për
produktin.
2.9 Hedhja e materialeve paketuese
Materialet paketuese janë të rrezikshme për fëmijët. Ruajini
materialet paketuese në një vend të sigurt ku fëmijët nuk
mund t'i kapin.
Materialet paketuese të produktit janë të prodhuara prej
materialesh të riciklueshme. Hidhini ato siç duhet dhe ndajini
në përputhje me udhëzimet e riciklimit të mbeturinave. Mos i
hidhni ato bashkë me mbeturinat shtëpiake normale.
2.10 transportimi i produktit
Hiqeni nga priza produktin përpara se ta transportoni. Hiqini
lidhjet e shkarkuesit të ujit dhe furnizimit me ujë. Shkarkoni
ujin e mbetur në produkt tërësisht; shihni, "Shkarkimi i ujit të
mbetur dhe pastrimi i filtrit të pompës". Instaloni bulonat e
sigurisë në radhë të kundërt me procedurën e heqjes; shihni,
"Heqja e kyçjeve të transportit".
C
InformaCionE
Mos e lëvizni asnjëherë produktin pa vendosur në vend siç duhen
bulonat e sigurisë së transportit!
2.11 Hedhja e produktit të vjetër
Hidheni produktin tuaj të vjetër në një mënyrë miqësore me
mjedisin.
Referojuni shitësit tuaj lokal ose qendrës së grumbullimit të
mbeturinave të ngurta në zonën tuaj dhe mësoni si ta hidhni
produktin tuaj.
Për sigurinë e fëmijëve, priteni kordonin elektrik dhe thyejeni
mekanizmin e kyçjes së derës së ngarkimit me qëllim që ajo
të mos jetë funksionale para hedhjes së produktit.
3 Përgatitja
3.1 Gjëra që duhen bërë për
të kursyer energjinë
Informacioni në vijim do t'ju ndihmojë që ta përdorni produktin
në një mënyrë ekologjike dhe efiçente në lidhje me energjinë.
• Përdoreni produktin me kapacitetin më të lartë të lejuar
nga programi që keni përzgjedhur por mos e mbingarkoni;
shihni "Tabela e programeve dhe konsumit".
• Ndiqni gjithmonë udhëzimet në paketimin e detergjentit.
• Lajini rrobat pak të ndotura me temperatura të ulëta.
• Përdorni programe më të shpejta për sasi të vogla rrobash
pak të ndotura.
• Mos përdorni temperatura të larta për rroba që nuk janë
shumë të ndotura apo me njolla.
• Mos përdorni më tepër detergjent sesa sasia e
rekomanduar në paketimin e detergjentit.
3.2 Klasifikimi i rrobave
• Klasifikojini rrobat sipas llojit të materialit, ngjyrës dhe
shkallës së ndotjes dhe temperaturës së lejuar të ujit.
• Ndiqni gjithmonë udhëzimet që jepen në etiketat e
veshjeve.
3.3 Përgatitja e rrobave për larje
• Rrobat që kanë pjesë të tilla si të brendshme me pjesë
metalike, tokëza të rripave apo kopsa metalike do ta
dëmtojnë makinerinë. Hiqini pjesët metalike ose lajini
rrobat duke i vendosur ato në një çantë për larje apo këllëf.
• Hiqini të gjitha substancat në xhepa të tilla si monedhat,
stilolapsat dhe kapëset metalike të letrave, dhe kthejini
xhepat së prapthi dhe pastrojini. Objekte të tilla mund
ta dëmtojnë produktin ose të shkakojnë probleme me
zhurmën.
• Vendosini rrobat me përmasa të vogla të tilla si çorapet e
bebeve dhe çorapet e najlonit në një çantë për larje ose
këllëf.
• Vendosini perdet brenda pa i shtypur. Hiqini pajisjet
mbajtëse të perdeve.
• Mbërthejini zinxhirët, mbyllini kopsat e hapura dhe
rregulloni të grisurat dhe të çarat.
• Lajini produktet me etiketat "lahet me makineri" ose "lahet
me dorë" vetëm me një program të përshtatshëm.
• Mos i lani rrobat me ngjyrë dhe ato të bardha bashkë.
Veshjet e reja, të errëta të pambukta lëshojnë shumë bojë.
Lajini këto rroba më vete.
• Njollat e forta duhet të trajtohen siç duhet para larjes. Nëse
jeni të pasigurt, verifikojeni me një pastrim kimik.
• Përdorni vetëm produkte të cilat janë të përshtatshme
për larjen me makinën. Ndiqni gjithmonë udhëzimet mbi
paketim.
• Lajini pantallonat dhe rrobat delikate të kthyera së prapthi.
• Ruajini artikujt e përbërë prej leshi angore në ngrirës për
disa orë përpara larjes. Kjo do të ulë rënien e qimeve.
• Rrobat të cilat kanë sasi të madhe materialesh të tilla
si miell, pluhur gëlqereje, qumësht pluhur etj. duhet të
shkunden mirë përpara se të vendosen në makineri.
Papastërti dhe pluhura të tillë në rroba mund të
grumbullohen në pjesët e brendshme të makinerisë dhe
mund të shkaktojnë dëmtime me kalimin e kohës.
3.4 Kapaciteti i duhur i ngarkesës
Kapaciteti makmimal i ngarkesës varet nga lloji i rrobave,
niveli i ndojes dhe programi i larjes që dëshironi.
Содержание WMB 60801 Y+
Страница 17: ...2820523933_BS 180314 1137 ...
Страница 33: ...2820523933_SB 180314 1137 ...
Страница 47: ......
Страница 63: ...2820523933_MK 18 03 14 11 49 Број на документот ...