4.
Pluhuri fryn nga pajisja
Kjo është situatë normale kur pajisja e klimës nuk është përdorur për një kohë të gjatë ose kur vihet në punë për
herë të parë.
5.
Nga njësia e brendshme vjen erë e çuditshme
Kjo shkaktohet nga erërat e njësisë së brendshme që vijnë nga tymi, materialet e ndërtimit, mobiljet.
6.
Pajisja kalon nga FTOHJE në NGROHJE gjatë ventilimit ( vetëm tek modelet e ngrohjes dhe ftohjes).
Kur temperatura e dhomës arrin temperaturën e vendosur në pajisje, kompresori ndalon menjëherë dhe
pajisja e klimës kalon në ventilim. Kompresori rifillon punën kur temperatura ngrihet gjatë FTOHJES ose
bie gjatë NGROHJES. ( vetëm për modelet me ngrohje dhe ftohje).
7. Në hapësirën e njësisë së brendshme mund të formohen bulëza uji gjatë ftohjes në temperaturë ajri me shumë
(lagështia relative më shumë se 80%). Rregulloni rrjetën në pozicionin e nxjerrjes maksimum të ajrit dhe zgjidhni
shpejtësinë më të lartë të ventilimit .
8.
Ngrohja (Vetem tek modelet për ngrohje dhe ftohje)
Klima merr ngrohtësinë nga jashtë dhe e lëshon nëpërmjet njësisë së brendshme. Kur temperatura jashtë ulet,
zvogëlohet dhe ngrohtësia që merret nga klima. Në të njëjtën kohë, ngrohtësia që del nga klima zvogëlohet si
rezultat I diferencave tëmëdha midis temperaturave të brendshme dhe të jashtme. Nëse nuk mund të aarini
temperaturat e dëshiruara me klimën, rekomandojmë të përdorni pajisje të tjera për ngrohje.
9.
Funksioni për të ndezur automatikisht pajisjen
Ndalimi i energjisë gjatë kohës që pajisja punon do të bëjë që dhe ajo të ndalojë. Tek pajisjet që nuk e kanë
opsionin e ndezjes automatike kur rikthehet energjia elektrike, treguesi OPERATION në pjesën e brendshme të
pajisjes do të fillojë të klikojë. Për ta rikthyer sërish në punë pajisjen shtypni NDIZ/FIK në pultin e komandimit.
Tek pajisjet e klimës me opsion automatik të rindezjes, kur të rikthehet energjia elektrike, pajisja do të fillojë punë
me të gjitha konfigurimet e ruajtura në funksionin e memories.
10. Ndriçimi ose përdorimi i telefonave në afërsi të klimës mund të shkaktojë punë jo të rregullt. Hiqeni pajisjen
nga priza dhe lidheni sërish. Shtypni butonin ON/OFF në pultin e komandimitpër ta rifilluar pajisjen.
Summary of Contents for ACP-07CIFM21AERI
Page 2: ......
Page 109: ...5 уредот без надзор ...
Page 155: ......
Page 193: ...7 ...
Page 207: ......
Page 326: ...3 4 3 4 3 4 ...
Page 335: ......
Page 336: ...www VIVAX com ...