![Vivax ACP-07CIFM21AERI User Manual Download Page 177](http://html.mh-extra.com/html/vivax/acp-07cifm21aeri/acp-07cifm21aeri_user-manual_1038020177.webp)
21
Zgjedhja e mënyrës optimale të punës
Kur në të njëjtën kohë punojnë dy njësi të brendshme ose më shumë, lutemi të kini kujdes që mënyra e punës e
zgjedhur të mos mbivendoset. Mënyra e punës Ngrohje ka përparësi ndaj mënyrave të tjera të punës. Nëse njësia
e parë fillon me mënyrën e punës Ngrohje, atëherë dhe e dyta duhet të ketë vetëm ngrohje. Për shembull: Nëse
njësia e parë nis të punojë me opsionin Ftohje ( ose opsionin ventilator), njësia e dytë mund të ketë çdo lloj mënyre
pune vetëm nuk mund të ketë ngrohje.
Megjithatë nëse një nga njësitë zgjedh funksionin e ngrohjes, njësia e dytë do të ndalojë së punuari dhe do të
tregojë në ekran P5 (vetëm tek njësitë me ekran) ose treguesi Auto dhe Operation do të dridhet, Defrost treguesi
do të ndalojë së ndriçuari , ndërsa treguesi Timer do të vazhdojë të ndriçojë(tek njësitë pa ekran), ose Defrost dhe
Alarm do të ndriçojë, Operation pulsojë, dhe Timer do të ndalojë së ndriçuari (vetëm tek pajisjet klimë që qëndrojnë
në dysheme).
Puna optimale
Që të arrini punë optimale bëni kujdes si më poshtë:
•
Vendosni drejtimin e rrymës së ajrit që të mos jetë i orientuar nga njerëzit.
•
Përzgjidhni temperaturën që të keni rehat sa më të mirë. Mos e vendosni shumë të lartë ose të ulët.
•
Mbyllni dyert dhe dritaret gjatë FTOHJES DHE NGROHJES, sepse në të kundërt efekti zvogëlohet.
• Përdorni butonin TIMER ON në pultin e komandimit për zgjedhjen e kohës kur doni të nisni pajisjen e klimës
• Mos vendosni objekte në afërsi ose në vendin e daljes së ajrit, sepse mund të sjellë zvogëlimin e efikasitetit ose
ndalimin e punës së pajisjes.
• Kohë pas kohe pastroni filtrin e ajrit, sepse mund të sjellë zvogëlimin e efikasitetit të ngrohjes ose ftohjes
• Mos e përdorni pajisjen nëse grila horizontale është e hapur.
Rekomandim:
Duke qenë se pajisja ka ngrohës elektrik, nëse temperatura jashtë bie poshtë 0°C (32OF),
rekomandojmë që ta mbani pajisjen në prizë që të garantoni funksionim të rregullt.
Summary of Contents for ACP-07CIFM21AERI
Page 2: ......
Page 109: ...5 уредот без надзор ...
Page 155: ......
Page 193: ...7 ...
Page 207: ......
Page 326: ...3 4 3 4 3 4 ...
Page 335: ......
Page 336: ...www VIVAX com ...