problemet
_19
problemet
PROBLEMET DHE ZGJIDHJET
PROBLEMI
ZGJIDHJA
Makina larëse nuk ndizet.
•
Sigurohuni se dera është mbyllur fort.
•
Sigurohuni se makinë larëse është vendosur në prizë.
•
Sigurohuni se rubineti i burimit të ujit është hapur.
•
Sigurohuni të shtypni butonin Start/Pause (Fillo/Ndalo).
Nuk ka ujë ose sasi e
pamjaftueshme uji
•
Sigurohuni se rubineti i burimit të ujit është hapur.
•
Sigurohuni se tubi i burimit të ujit nuk ka ngrirë.
•
Sigurohuni se tubi i futjes së ujit nuk është përkulur.
•
Sigurohuni se filtri në tubin e futjes së ujit nuk është i bllokuar.
Detergjenti mbetet në
sirtarin e detergjentit pas
përfundimit të programit
të larjes.
•
Sigurohuni se makina larëse është duke punuar me presion të
mjaftueshëm të ujit.
•
Vendoseni detergjentin në pjesët e brendshme të sirtarit të detergjentit
(larg nga buzët e jashtme).
Makina larëse dridhet ose
bën shumë zhurmë
•
Sigurohuni se makina larëse është vendosur në një sipërfaqe të
niveluar. Nëse sipërfaqja nuk është e niveluar, rregulloni këmbët e
makinës larëse për të niveluar pajisjen.
•
Sigurohuni se vidat e transportimit janë hequr.
•
Sigurohuni se makina larëse nuk është duke prekur ndonjë objekt tjetër.
•
Sigurohuni se ngarkesa e rrobave është e ekuilibruar.
Makina larëse nuk
shkarkohet dhe/ose
shtrydh.
•
Sigurohuni se tubi i shkarkimit nuk është i përthyer ose i përkulur.
•
Sigurohunmi se rrjeta e filtrit të tubit të ujit nuk është e bllokuar.
Dera nuk hapet.
•
Deta nuk do të hapet kur drita e mbylljes së derës
është e ndezur.
•
Dera nuk do të hapet deri 3 minuta pasi makina të
ndalojë ose korrenti të fiket.
KUPTIMI I MESAZHEVE TË GABIMIT
KODI I GABIMIT
ZGJIDHJA
dE
•
Mbyllni derën.
4E
•
Sigurohuni se rubineti i burimit të ujit është hapur.
•
Kontrolloni presionin e ujit.
5E
•
Pastroni filtrin e copëzave.
•
Sigurohuni se tubi i shkarkimit është instaluar siç duhet.
UE
•
Ngarkesa e rrobave nuk është e ekuilibruar; lironi ndonjë rrobë të
ngatërruar. Nëse vetëm një artikull duhet larë, si për shembull rrobë
banjo ose xhinse, rezultati i shtrydhjes përfundimtare mund të mos jetë
i kënaqshëm dhe një mesazh gabimi “UE” do të shfaqet në dritaren e
ekranit.
cE/3E
•
Telefonojini shërbimit pas shitjes.
Përpara sesa të kontaktoni shërbimin pas shitjes:
1.
Përpiquni t’a zgjidhni problemin (Shihni “Problemet” në këtë faqe).
2.
Rifilloni programin për të parë nëse e meta përsëritet.
3.
Nëse mosfunksionimi vazhdon, telefononi shërbimin pas shitjes dhe përshkruani problemin.
04
PROBLEMET
WF7604SUV-02506G_SQ.indd 19
2007-10-11 ¿ÀÈÄ 12:44:14