Shqip - 16
Zgjidhja e problemeve
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me televizorin, fillimisht drejtojuni listës së zgjidhjes së problemeve si më poshtë. Nëse asnjëra
nga këshillat e zgjidhjes së problemeve nuk zgjidh punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe klikoni te Mbështetje ose kontaktoni
numrin e qendrës telefonike që ndodhet në kapakun e pasmë të këtij manuali.
Probleme
Zgjidhjet dhe shpjegimet
Televizori nuk ndizet.
Sigurohuni që kordoni elektrik është futur siç duhet në prizë dhe në televizor.
Sigurohuni që funksionon priza.
Provoni të shtypni butonin
P
në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga
telekomanda. Nëse televizori ndizet, drejtojuni pjesës “Telekomanda nuk funksionon” më
poshtë.
Nuk ka figurë/video.
Kontrolloni lidhjet e kabllove. Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin
dhe me pajisjet e jashtme.
Caktojini daljet e videos të pajisjeve të jashtme (dekodues satelitor/kabllor, DVD, Blu-
ray etj.) sipas hyrjeve në televizor. Për shembull, nëse dalja e pajisjes së jashtme është
HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në televizor.
Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të hyrjes.
Rindizeni pajisjen e lidhur duke e hequr nga priza dhe duke e rivënë në prizë.
Telekomanda nuk punon.
Ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–)
në drejtimin e duhur.
Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 1,5-1,8 m.
Telekomanda e dekoduesit/
kabllorit nuk e ndez/fik televizorin
dhe nuk e rregullon volumin.
Programoni telekomandën e kabllorit/dekoduesit që të komandojë televizorin.
Drejtojuni manualit të kabllorit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.
- Ky panel TFT LED përdor panel që përbëhet nga nënpikëza të vogla që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar.
Megjithatë, mund të ketë disa pikëza të ndritshme ose të errëta. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin
e produktit.
- Në mënyrë që televizori të funksionojë në kushte optimale, përditësojeni me firmuerin më të ri në faqen e internetit të
Samsung-ut me anë të pajisjes USB (Samsung.com > Mbështetje > Shkarkime).
- Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm për modele të caktuara.
[UJ5200-XH]BN68-07681D-00L16.indb 16
2015-09-04 오후 3:40:49