Shqip - 2
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme sigurie
(Lexoni seksionin përkatës me shenjën që ndodhet te produkti i Samsung-ut para se të
provoni të instaloni produktin.)
KUJDES
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE - MOS E HAPNI
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE ELEKTRIKE,
MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE PJESËN E PASME). BRENDA NUK
KA PJESË TË RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME RIPARIMI.
Ky simbol tregon që brenda ka tension të lartë.
Është e rrezikshme të prekni pjesët e brendshme
të produktit.
Ky simbol tregon se brenda produktit ndodhet
literatura e nevojshme në lidhjet me përdorimin dhe
mirëmbajtjen e tij.
Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme. Për të garantuar funksionimin e
besueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo të mbulohen asnjëherë.
- Mos e mbuloni pajisjen në vende të izoluara, si për shembull në rafte librash ose mobilie inkaso, nëse nuk kanë ajrosjen e duhur.
- Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë ose mbi kalorifer, ose rezistenca ngrohëse, ose në vende ku mund të ekspozohet ndaj rrezeve
të diellit.
- Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit në kuzhinë ose makinës larëse, në
sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar.
Sigurohuni të hiqni kordonin elektrik nga priza përpara se ta pastroni.
Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore që kërkojnë t'i hidhni bateritë sipas masave të caktuara, duke
marrë parasysh faktorët mjedisorë. Kontaktoni autoritetet lokale për informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
Mos i mbingarkoni prizat, kordonët zgjatues ose përshtatësit përtej kapacitetit të tyre, pasi kjo mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Kordonët elektrikë duhet të sistemohen në mënyrë që të mos shkelen apo të kapen nga objekte që vendosen mbi to, duke i kushtuar vëmendje
sidomos pjesës së kordonit pranë prizës, ushqyesve dhe pjesës ku dalin nga pajisja.
Për të mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur është e pambikëqyrur, apo kur nuk përdoret për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni
sistemin e antenës apo kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.
Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me prizën e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i caktuar i ushqyesit të korrespondojë me linjën lokale
elektrike.
Mos futni asgjë metalike në hapësirat e pajisjes. Kjo mund të krijojë rrezik goditjeje elektrike.
Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të hapet vetëm nga një teknik i kualifikuar.
Sigurohuni ta vendosni kordonin elektrik derisa të futet mirë. Kur të hiqni kordonin elektrik, sigurohuni ta kapni nga spina për ta hequr nga priza.
Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
Nëse pajisja nuk funksionon normalisht - sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë - hiqeni menjëherë nga priza dhe kontaktoni
shitësin e autorizuar ose qendrën e shërbimit.
Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia për kohë të gjatë (sidomos kur në
shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara).
- Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke rezultuar në lëshim shkëndijash dhe nxehje të
kordonit elektrik ose prishje të izolantit.
Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit kur e instaloni televizorin në vend me shumë pluhur, me temperaturë të lartë ose të
ulët, me shumë lagështi, me substanca kimike dhe në rastet kur punon 24 orë rresht, si në aeroporte, stacione treni etj. Në të kundërt, televizori
mund të dëmtohet rëndë.
Përdorni spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
- Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të kategorisë I.)
Për të shkëputur pajisjen nga priza, duhet të hiqet spina, ndaj kjo duhet të lidhet diku ku mund të arrihet lehtë.
Mos lejoni fëmijët të varen te produkti.
Ruajini pjesët shtesë (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
Mos e instaloni produktin në vende të paqëndrueshme, si për shembull në rafte të lëvizshme, në dysheme të pjerrëta ose në vende ku mund të
ekspozohen ndaj dridhjeve.
Mos e rrëzoni produktin dhe mos e godisni. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni qendrën e shërbimit.
Hiqeni kordonin elektrik nga priza elektrike dhe fshijeni produktin me një rrobë të butë dhe të thatë. Mos përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli,
holluesi, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentët. Kjo mund të dëmtojë pamjen ose mund të fshijë shkronjat mbi produkt.
Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve.
Mos i hidhni bateritë në zjarr.
Mos krijoni qark të shkurtër, mos çmontoni ose mos mbinxehni bateritë.
Nëse bateritë nuk vendosen siç duhet, mund të ketë rrezik shpërthimi. Zëvendësojini me bateri të llojit të njëjtë ose ekuivalente.
PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E TJERA TË EKSPOZUARA LARG
PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
* Shifrat dhe ilustrimet në manualin e përdorimit jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit real.
Modeli dhe specifikimet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim. Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht,
ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt, pasi është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
[UJ5200-XH]BN68-07681D-00L16.indb 2
2015-09-04 오후 3:40:41