
Shqip - 25
Shqip
Udhëzime
✎
Forma dhe specifikimet mund të ndryshohen pa njoftim paraprak.
✎
Për informacion rreth furnizimit me energji dhe për më shumë informacione rreth konsumit të energjisë, drejtojuni
etiketës së ngjitur te produkti.
✎
Konsumi tipik i energjisë matet sipas IEC 62087 Ed.2
Modaliteti në pritje
Për të ulur konsumin e energjisë hiqeni kordonin elektrik nga priza kur nuk e përdorni televizorin për një kohë të gjatë.
Licencat
Rekomandim - vetëm për BE-në
•
Samsung Electronics deklaron se ky televizor LED është në përputhje me kërkesat bazë dhe dispozita të tjera
përkatëse të Direktivës 1999/5/KE.
•
Deklarata zyrtare e konformitetit mund të gjendet në http://www.samsung.com, shkoni te Support > Search Product
Support dhe futni emrin e modelit.
•
Kjo pajisje mund të përdoret vetëm në ambiente të brendshme.
•
Kjo pajisje mund të përdoret në të gjitha vendet e BE-së.
Paralajmërim për figurat e palëvizshme
Shmangni shfaqjen e figurave fikse (si p.sh. skedarët me figura jpeg) ose të elementeve të figurave fikse (si p.sh. logot
e programeve televizive, shiritat e bursës ose të lajmeve në fund të ekranit etj.), ose programet me panorama ose
imazhe me format 4:3 në ekran. Shfaqja e vazhdueshme e figurave të palëvizshme mund të shkaktojë djegie të figurës
në ekranin LED, të cilat do të ndikojnë në cilësinë e figurës. Për të ulur rrezikun e këtij efekti, ndiqni rekomandimet më
poshtë:
•
Shmangni shfaqjen e të njëjtit kanal televiziv për një kohë të gjatë.
•
Mundohuni t'i shfaqni gjithmonë figurat në ekran të plotë. Përdorni menynë e formatit të figurës së televizorit për një
përshtatje sa më të mirë.
•
Reduktoni ndriçimin dhe kontrastin për të shmangur shfaqjen e mbetjes së figurës në ekran.
•
Përdorini të gjitha veçoritë e televizorit për të reduktuar mbetjen e figurës dhe djegien e figurës në ekran. Për hollësi,
drejtojuni manualit elektronik.
[UF6470-XH]BN68-04779D-05L16.indb 25
2013-12-16 9:47:56