
Shqip - 6
Alarmi për bateri të shkarkuar
Nëse bateria shkarkohet plotësisht dhe pulson gjatë përdorimit të Smart Touch Control, dritarja
e mëposhtme e alarmit do të pulsojë dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit.
Nëse shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e Smart Touch Control. Përdorni bateri
alkaline për përdorim më të gjatë.
Vendosja e baterive (AAA x 2)
1
2
3
1.
Ngrijeni pak kakapun e baterisë me një kartë plastike. Në vijim, tërhiqni me thua kapësen e kapakut për ta hequr
tërësisht kapakun.
✎
Kontrolloni vendndodhjen e kanalit të kapakut të baterive. Vendndodhja e kanalit mund të ndryshojë në varësi
të llojit të Smart Touch Control që ofrohet me produktin.
2.
Vendosni 2 bateritë AAA, duke u siguruar të puthitni polet pozitive dhe negative siç duhet.
3.
Vendosni kapakun e folesë së baterive drejt me pjesën e pasme të telekomandës dhe shtyjeni për poshtë përgjatë
buzëve derisa të puthitet mirë me telekomandën.
Përdorimi i bllokut me prekje
Përdoreni bllokun e prekjes për të kryer komanda të ndryshme. Kaloni te
Tutorial
(Menyja e ekranit >
Sistemi
>
Menaxher pajis.
>
Cilësimet e Smart Touch Control
>
Tutorial
) për të parë udhëzuesin në ekran për përdorimin e
Smart Touch Control.
Tërheqja
Shtypni
Tërhiqni bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar.
Lëvizni fokusin ose treguesin në drejtimin e tërheqjes së gishtit.
Shtypni bllokun e prekjes. Kjo zgjedh elementin e fokusuar.
Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave
Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes
për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për të vendosur numrin
e kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe televizori kalon në kanalin
përkatës. Por ka gjasë që numri i vendosur të mos njihet siç duhet nga televizori. Drejtojuni
udhëzuesit më poshtë për të garantuar njohjen e saktë të numrave.
Udhëzuesi i vendosjes së numrave
Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni
hapat siç tregohen më poshtë.
[UF6470-XH]BN68-04779D-05L16.indb 6
2013-12-16 9:47:49