
288
Shqip
Pastrimi
Ju duhet të pastroni furçën tuaj të dhëmbëve "Philips
Sonicare" rregullisht për të hequr pastën e dhëmbëve
dhe mbetjet e tjera. Mospastrimi i furçës së dhëmbëve
"Philips Sonicare" mund ta bëjë atë një produkt
johigjienik dhe mund të shkaktojë dëmtime të tij.
Paralajmërim: Mos e pastroni produktin ose
aksesorët me objekte të mprehta ose në
enëlarëse, mikrovalë, me kimikate ose me ujë të
nxehtë të vluar
Doreza e furçës së dhëmbëve
1
Hiqni kokën e furçës dhe shpëlajeni zonën e
boshtit metalik me ujë të ngrohtë. Sigurohuni që të
hiqni mbetjet e pastës së dhëmbëve.
Kujdes: Mos ushtroni forcë mbi gominën e boshtit
metalik me objekte të mprehta, pasi mund ta
dëmtoni.
2
Fshijeni të gjithë sipërfaqen e dorezës me leckë të
njomë.
Shënim: Mos e trokisni dorezën në lavaman për të
hequr ujin e tepërt.
Koka e furçës
1
Shpëlani kokën dhe fijet e furçës pas çdo
përdorimi.
2
Hiqni kokën e furçës nga doreza dhe shpëlajeni
bashkuesin e kokës së furçës me ujë të ngrohtë të
paktën një herë në javë. Shpëlajeni kapakun për
udhëtim sa herë të jetë e nevojshme.
Ngarkuesi
1
Hiqeni ngarkuesin nga priza përpara se ta pastroni.
2
Fshijeni sipërfaqen e ngarkuesit me leckë të njomë.
Kutia për udhëtim
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përdorni një leckë të
njomë për të pastruar brenda kutisë për udhëtim
Summary of Contents for HX3671/13
Page 1: ......
Page 2: ......
Page 3: ......
Page 4: ...empty page before TOC ...
Page 486: ......
Page 487: ...Empty page before back cover ...