
38
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Heqja ose instalimi i zinxhirit të sharrës
KUJDES:
•
Mbani gjithmonë doreza kur instaloni ose hiqni
zinxhirin e sharrës.
Për të hequr zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
1.
Shtypni dhe hapni plotësisht levën derisa ajo të
ndalojë.
Fig.1
2. Rrotullojeni levën në drejtim kundër orar për të
liruar kapakun e rrotës së dhëmbëzuar derisa ajo
të hiqet.
3.
Kthejeni diskun e rregullimit në drejtim “-” për të
liruar tendosjen e zinxhirit të sharrës.
Fig.2
4.
Hiqni kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
5.
Hiqni zinxhirin e sharrës dhe shufrën udhëzuese
nga sharra me zinxhirë.
Për të instaluar zinxhirin e sharrës, ndiqni hapat e
mëposhtëm:
6. Sigurohuni për drejtimin e duhur të zinxhirit.
Shenja e shigjetës në zinxhir tregon drejtimin e
zinxhirit.
Fig.3
7. Njërin skaj të zinxhirit të sharrës instaloheni në
pjesën e sipërme të shufrës udhëzuese dhe
skajin tjetër rreth rrotës së dhëmbëzuar.
8. Vendoseni shufrën udhëzuese në vend mbi
sharrën me zinxhir.
9. Bashkërenditni rregulluesin e tendosjes me
vrimën në shufrën udhëzuese.
Fig.4
10. Duke mbajtur shufrën udhëzuese, rrotulloni
diskun e rregullimit në drejtimin “+” për të
rregulluar tendosjen e zinxhirit të sharrës.
11. Kapakun e rrotës së dhëmbëzuar vendoseni në
mënyrë të tillë që grepi të përshtatet me vrimat
dhe kunji të futet në pjesët përkatëse në kapakun
e rrotës së dhëmbëzuar.
Fig.5
12. Rrotulloni levën në drejtim orar për të siguruar
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar.
Fig.6
13. Shtypeni dhe kthejeni levën në pozicionin e saj
fillestar.
Rregullimi i tendosjes së zinxhirit të sharrës
Zinxhiri i sharrës mund të lirohet pas shumë orësh
përdorimi. Herë pas here kontrolloni tendosjen e
zinxhirit përpara përdorimit.
1.
Shtypni dhe hapni plotësisht levën derisa ajo të
kërcasë. Rrotullojeni pak në drejtim kundërorar
për të liruar paksa kapakun e rrotës së
dhëmbëzuar.
Fig.7
2.
Ngrini pak majën e shufrës udhëzuese.
Fig.8
3. Rrotulloni diskun rregullues për të rregulluar
tendosjen e zinxhirit të sharrës. Shtrëngoni
zinxhirin e sharrës derisa ana e poshtme e
zinxhirit të sharrës të puthitet në shinën e shufrës
udhëzuese (shihni rrethin).
4. Mbajeni lehtë shufrën udhëzuese, shtrëngoni
kapakun e rrotës së dhëmbëzuar pas rregullimit
të tendosjes së zinxhirit. Sigurohuni që zinxhiri i
sharrës të mos lirohet në anën e poshtme.
5.
Shtypeni dhe kthejeni levën në pozicionin e saj
fillestar.
Fig.9
Sigurohuni që zinxhiri i sharrës të puthitet ngushtë me
anën e poshtme të shufrës.
KUJDES:
•
Mos e shtrëngoni zinxhirin e sharrës më shumë se
sa duhet. Një tendosje tepër e madhe e zinxhirit të
sharrës mund të shkaktojë prishjen e zinxhirit të
sharrës, konsumimin e shufrës udhëzuese dhe
prishjen e diskut rregullues.
•
Një zinxhir jo i tendosur sa duhet mund të dalë
nga shufra dhe të shkaktojë ndonjë rrezik për
aksident.
•
Procedurën për heqjen ose instalimin e zinxhirit të
sharrës kryejeni në një vend të pastër pa tallash
dhe gjëra të ngjashme.
Aktivizimi i kordonit zgjatues
KUJDES:
•
Sigurohuni që kordoni zgjatues të jetë hequr nga
priza.
Fig.10
Kur vini në punë kordonin zgjatues siguroheni me
kordonin e sharrës me zinxhir me anë të gremçit të
kordonit.
Vendoseni gremçin e kordonit rreth 100 - 200 mm larg
lidhësit të kordonit zgjatues. Kjo ndihmon në
parandalimin e shkëputjes së paqëllimshme.
Та
ше
в
-
Га
лв
ин
г
ОО
Д
www.tashev-galving.com