![Makita PLM4616 Instruction Manual Download Page 78](http://html.mh-extra.com/html/makita/plm4616/plm4616_instruction-manual_228444078.webp)
78
Shpjegim i pamjes së përgjithshme
VINI RE:
Për sigurinë tuaj lexojeni me kujdes këtë manual përpara
se të përpiqeni të vini në punë njësinë e re. Nëse nuk i
ndiqni udhëzimet mund të pësoni lëndime të rënda.
Kushtojini pak çaste familjarizimit me kositësen përpara
çdo përdorimi.
1. SIMBOLET E SHËNUARA NË
PRODUKT
Etiketa e sigurisë që gjendet mbi kositësen e barit:
MBAJINI DUART DHE KËMBËT LARG
2. RREGULLA TË
PËRGJITHSHME TË SIGURISË
VINI RE:
Kur përdorni vegla me naftë, duhet të
merrni masat paraprake të sigurisë, duke përfshirë të
mëposhtmet, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të
rënda personale apo dëmtimin e pajisjes. Lexojini këto
udhëzime përpara se ta vini në punë produktin dhe ruajini
udhëzimet për referencë të mëvonshme.
VINI RE:
Kjo pajisje prodhon fushë
elektromagnetike gjatë punës. Fusha mund të interferojë
në kushte të caktuara me implantet aktive apo pasive
mjekësore. Për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të
rënda apo vdekjeprurëse, i këshillojmë personat me
implante mjekësore të konsultohen me doktorin dhe
prodhuesin e implantit mjekësor përpara se të punojnë
me pajisjen.
Trajnimi
• Lexojini udhëzimet me kujdes. Familjarizohuni me
komandat dhe me përdorimin e duhur të pajisjes;
• Mos u lejoni kurrë fëmijëve apo personave që nuk i
njohin këto udhëzime, të përdorin kositësen. Rregullat
vendore mund të kufizojnë dhe moshën e përdoruesit;
• Mos kositni kurrë nëse keni pranë njerëz, sidomos
fëmijë, apo dhe kafshë shtëpiake;
• Kini parasysh se manovruesi apo përdoruesi është
përgjegjës për aksidentet apo rreziqet që mund t’u
ndodhin personave të tjerë apo pronës së tyre.
1.
Doreza e sipërme
2.
Doreza e kontrollit të frenit
3.
Leva e valvulës
4.
Doreza e ndezjes
5.
Udhëzuesi i litarit
6.
Leva e kyçjes
7.
Trasta e mbledhjes së barit
8.
Leva e rregullimit të lartësisë
9.
Kanali i shkarkimit
10. Kapaku anësor
11. Platforma
12. Kandela
13. Tapa e karburantit
14. Tapa e vajit
15. Mbajtësja e kabllos
16. Doreza e poshtme
17. Doreza e kontrollit të vetëdrejtimit
18. Pyka e mulkimit
19. Buloni
20. Rondela
21. Butoni i kyçjes
22. Dadoja e bllokimit
23. Ingranazhi i rregullimit të këndit
24. Llamba e ndezjes
25. Vida
26. Kapaku i filtrit
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbajini larg kalimtarët.
Kushtojini më shumë kujdes duarve dhe
këmbëve të manovruesit për të shmangur
lëndimet.
Karburanti është i ndezshëm, mbajeni larg
zjarrit. Mos hidhni karburant me pajisjen
ndezur.
Avuj toksikë; Mos e përdorni brenda shtëpisë.
Kur kositni, mbani syze dhe kufje për
mbrojtjen e vetë përdoruesit.
Kur riparoni, hiqeni kandelën dhe në vijim
riparojeni sipas manualit të përdorimit.
Kujdes: Motori i nxehtë.
Summary of Contents for PLM4616
Page 2: ...2 A PLM4618 B PLM4617 C PLM4616 17 16 18 15 14 13 1 2 3 4 5 6 7 11 8 9 10 12 ...
Page 3: ...3 1A 1B 1C 1D 1E 1F 19 20 21 ...
Page 4: ...4 1G 1H 1I 1J 2 3A 22 15 20 23 20 0 ...
Page 5: ...5 3B 3C 4 5 6A 6B ...
Page 6: ...6 7A 7B 8A 8B 8C 8D 24 ...
Page 7: ...7 9 10 11 12 13 25 26 ...
Page 159: ...159 ...
Page 160: ...ALA Makita Corporation Anjo Aichi Japan PLM4616 15L 0712 www makita com ...