![background image](http://html.mh-extra.com/html/makita/m6500/m6500_instruction-manual_1722599011.webp)
11
ALBANIAN
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së
shpimit
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
e hequr nga priza përpara se ta instaloni ose
hiqni punton.
►
Fig.3:
1.
Çelësi i mandrinos
Vendosni punton në mandrinë deri në fund. Shtrëngoni
mandrinën me dorë. Vendosni çelësin e shtrëngimit
në secilën nga tre vrimat dhe shtrëngojeni në drejtim
orar. Sigurohuni të shtrëngoni të tre vrimat e mandrinës
njësoj.
Për të hequr punton, ktheni çelësin e shtrëngimit në
drejtimin kundërorar vetëm në një vrimë, më pas lirojeni
mandrinën me dorë.
Matësi i thellësisë
►
Fig.4:
1.
Matësi i thellësisë
2.
Rondela
3.
Vida e
shtrëngimit
Për vegël me matës të thellësisë
Instaloni matësin e thellësisë në vegël me anë të
vidave të mbërthimit dhe rondelës. Rregulloni matësin
e thellësisë në thellësinë e dëshiruar dhe shtrëngoni
vidën e mbërthimit.
PËRDORIMI
►
Fig.5
KUJDES:
•
Mbajeni veglën vetëm te doreza gjatë
përdorimit. Mos e prekni pjesën metalike.
Funksionimi i shpimit
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq punton në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e puntos kur bëni një vrimë,
bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në vendin ku do të
shpohet. Pastaj në vendin e shënuar vendosni punton
dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
KUJDES:
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës
dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt
të objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe shpuese. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme
për shtrëngim.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.