10
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB001-6
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E MAKINËS SHPUESE
1.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen.
Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
2.
Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet e
izoluara kur të jeni duke kryer një veprim në të
cilin aksesori prerës mund të kontaktojë me
tela të fshehur ose kordonin e vet.
Nëse
aksesori prerës prek një tel me rrymë atëherë
pjesët metalike të pajisjes elektrike elektrizohen
dhe mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.
3.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
4.
Mbajeni fort pajisjen.
5.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
6.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
7.
Mos e prekni punton e shpimit menjëherë pas
punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe mund
t’ju djegë lëkurën.
8.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat materiale të furnizuesit për
sigurinë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në prizë, kontrolloni
gjithmonë nëse çelësi është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur
lëshohet.
Për model M6000
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Për model M6001, M6002
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Shpejtësia
e veglës rritet duke rritur presionin në çelës. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
Për model M6001, M6002
Fig.2
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizeni levën e çelësit të ndryshimit në
pozicionin e
(ana A) për rrotullimin në drejtimin orar
ose në pozicionin e
(ana B) për rrotullimin në
drejtimin kundërorar.
KUJDES:
•
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
•
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.