38
Niveli i presionit të zërit (L
pA
): 87 dB (A)
Niveli i fuqisë së zërit (L
WA
): 110 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
Mbani mbrojtëse për veshët
ENG900-1
Dridhjet
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN61029:
Emetimi i dridhjeve (a
h
): 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K) : 1,5 m/s
2
ENG901-1
•
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve është
matur sipas metodës standarde të testimit dhe mund
të përdoret për të krahasuar një vegël me një tjetër.
•
Vlera e deklaruar e emetimeve të dridhjeve mund të
përdoret për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
•
Emetimet e dridhjeve gjatë përdorimit aktual të veglës
elektrike mund të ndryshojnë nga vlerat e deklaruara të
emetimeve në varësi të mënyrave sesi përdoret vegla.
•
Sigurohuni që të identifikoni masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit, që bazohen në vlerësimin
e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të përdorimit
(duke marrë parasysh të gjitha pjesët e ciklit të
funksionimit si ato kur vegla është e fikur dhe
punon pa prerë, ashtu edhe kohën e përdorimit).
ENH103-1
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Sharrë për prerje me kënd për profile me rrëshqitje
Nr. i modelit/ Lloji:
LS0815F, LS0815FL
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/EC, 2006/95/EC, 2011/108/EC,
2011/65/EU
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN61029, EN 55014-1, EN 55014-2,
EN 61000-3-2, EN 61000-3-3
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
20.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
ENB034-7
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
PËR VEGLAT
1.
Mbani mbrojtëse për sytë.
2.
Mbajini duart larg diskut të sharrës. Shmangni
kontaktin me diskun që po ndalon. Ai sërish
mund të shkaktojë lëndime të rënda.
3.
Mos e vini sharrën në punë pa vendosur
mbrojtëset. Kontrolloni mbrojtësen e diskut për
mbyllje të saktë përpara çdo përdorimi. Mos e
përdorni sharrën nëse mbrojtësja e diskut nuk
lëviz lirshëm dhe nuk mbyllet menjëherë.
Asnjëherë mos e mbërtheni ose lidhni
mbrojtësen e diskut në pozicion të hapur.
4.
Mos kryeni asnjë punë me duar të lira.
Materiali i punës duhet të sigurohet mirë pas
bazës së rrotullimit dhe rigës udhëzuese me
morsetë gjatë të gjithë përdorimit. Mos përdorni
kurrë duart për të siguruar materialin e punës.
5.
Mos i afroni kurrë duart rreth diskut të sharrës.
6.
Fikni veglën dhe prisni që disku i sharrës të
ndalojë plotësisht përpara se ta lëvizni
materialin e punës ose të ndryshoni cilësimet.
7.
Hiqni veglën nga priza përpara se të ndërroni
diskun ose t'i bëni shërbime.
8.
Sigurojini gjithmonë të gjitha pjesët lëvizëse
para se të transportoni veglën.
9.
Kunji ndalues që bllokon pjesën e përparme të
kokës së prerësit shërben vetëm për qëllime
transportimi dhe ruajtjeje dhe jo për prerje.
10.
Mos e përdorni veglën në prani të lëngjeve ose
gazeve të djegshme.
Fakti që vegla punon me
korrent mund të krijojë ndonjë shpërthim ose zjarr kur
ekspozohet ndaj lëngjeve ose gazeve të djegshme.
11.
Përpara përdorimit kontrolloni me kujdes
diskun për krisje ose dëmtime.
Zëvendësoni menjëherë diskun e krisur ose të
dëmtuar.
12.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë vegël.
13.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin
kryesor, flanxhat (sidomos sipërfaqen e
instalimit) ose bulonin. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
14.
Sigurohuni që baza e rrotullimit të jetë siguruar
siç duhet që të mos lëvizë gjatë punës.