48
drejtim kundërorar dhe duke liruar më pas bulonat
hekzagonalë me çelës hekzagonal po në drejtim
kundërorar dhe duke matur distancën. Pas rregullimit të
thikës ndarëse shtrëngoni fort, në drejtim orar, bulonin
hekzagonal dhe më pas dadon shtrënguese. Para se të
kryeni një prerje kontrolloni gjithmonë për të parë nëse
thika ndarëse është fiksuar mirë dhe mbrojtësja e
sipërme e diskut funksionon lehtësisht.
Fig.24
Thika ndarëse është vendosur përpara transportimit nga
fabrika, kështu që disku dhe thika ndarëse janë në vijë
të drejtë pas një vendosjeje të thjeshtë nga ju. Për
mënyrën e vendosjes, referojuni seksionit të titulluar
"Ndryshimi i pozicionit të thikës ndarëse".
Fig.25
KUJDES:
•
Nëse disku dhe thika ndarëse nuk janë
bashkërenditur siç duhet, gjatë punës mund të
ndodhë ndonjë pickim i rrezikshëm. Sigurohuni që
thika ndarëse është vendosur ndërmjet dy pjesëve
të jashtme fundore të dhëmbëve të diskut, kur
shikoni nga lart. Mund të pësoni lëndim të rëndë
personal gjatë përdorimit të veglës nëse thika
ndarëse nuk është bashkërenditur siç duhet. Nëse
nuk janë të bashkërenditura, cilado qoftë arsyeja,
riparojeni gjithmonë te qendra e autorizuar e
shërbimit e Makita-s.
•
Kur të rregulloni pastrimin e thikës ndarëse nga
dhëmbëzat e diskut, gjithmonë lironi bulonin
hekzagonal por vetëm pasi të keni liruar dadon
shtrënguese.
Instalimi dhe rregullimi i rigës drejtuese
Fig.26
1.
Instalojeni rigën drejtuese në tavolinë në mënyrë
që mbajtësja e rigës drejtuese të kapet te shina
udhëzuese. Shtrëngojeni fort vidën shtrënguese
(B) të rigës drejtuese në drejtim orar.
2.
Lironi vidën shtrënguese (A).
3. Rrëshqisni rigën drejtuese dhe sigurojeni në
mënyrë të tillë që skaji më larg jush i rigës
drejtuese të jetë i bashkërenditur me pikën e
daljes së pjesës së përparme të diskut të sharrës
nga sipërfaqja e materialit të punës. Qëllimi i këtij
rregullimi është të reduktohet rreziku i
zmbrapsjeve drejt përdoruesit. Pra që pjesa e
prerë nga materiali i punës të mos ngecë midis
diskut të sharrës dhe rigës drejtuese dhe të si
përfundim të shtyhet drejt përdoruesit. Vija (A)
ndryshon sipas trashësisë së materialit të punës
ose nivelit të tavolinës. Rregulloni pozicionin e
rigës drejtuese sipas trashësisë së materialit të
punës.
Pas rregullimit të rigës drejtuese, shtrëngoni fort
vidën shtrënguese (A).
Fig.27
SHËNIM:
•
Janë katër mënyra vendosjeje për pozicionimin e
rigës drejtuese, siç tregohet në figurë. Riga
drejtuese ka dy të çara në anët e saj, njëra e çarë
me një buzë të ngritur pranë të njëjtës anë dhe
tjetra pa buzë. Përdoreni sipërfaqen e rigës
drejtuese me anën përballë materialit të punës
vetëm gjatë prerjes së copave nga një material i
hollë pune.
Fig.28
SHËNIM:
•
Për të ndryshuar mënyrën e vendosjes së rigës
drejtuese, hiqeni rigën drejtuese nga mbajtësja e
rigës drejtuese duke liruar vidën shtrënguese (A)
dhe ndryshoni drejtimin e rigës drejtuese në
mënyrë të tillë që ajo të jetë drejtuar nga mbajtësja
e rigës drejtuese sipas punës që kryeni dhe siç
tregohet në figurë.
Futeni dadon katrore që gjendet te mbajtësja e
rigës drejtuese në pjesën fundore të secilit kanal
të rigës drejtuese, në mënyrë që të vendosen siç
tregohet në figurë.
Për të kaluar nga mënyra e vendosjes A ose B në
mënyrën e vendosjes C ose D, ose anasjelltas,
hiqni dadon katrore dhe vidën shtrënguese (A)
nga mbajtësja e rigës drejtuese, më pas
poziciononi vidën shtrënguese (A) dhe dadon
katrore në pozicion të kundërt të mbajtëses së
rigës drejtuese krahasuar me pozicionin fillestar.
Shtrëngoni vidën shtrënguese (A) në mënyrë të
sigurt pasi të keni futur dadon katrore të mbajtëses
së rigës drejtuese në kanalin e rigës drejtuese.
Futeni dadon katrore në mbajtësen e rigës
drejtuese në skajin fundor të secilit kanal të rigës
drejtuese, në mënyrë që të vendosen siç tregohet
në figurë.
Fig.29
Riga drejtuese është rregulluar në fabrikë, në mënyrë të
tillë që të jetë paralel me sipërfaqen e diskut. Sigurohuni
që të jetë paralel. Për të kontrolluar që të siguroheni se
riga drejtuese është paralel me diskun, rregulloni
lartësinë e diskut me çelësin e rregullimit të thellësisë së
prerjes në mënyrë të tillë që disku të shfaqet në
pozicionin më të lartë nga tavolina. Shënjoni me një
laps me ngjyrë një nga dhëmbët e diskut. Matni
distancën (A) dhe (B) ndërmjet rigës drejtuese dhe
diskut. Bëni të dyja matjet duke përdorur dhëmbin e
shënuar me lapsin me ngjyrë. Këto dy matje duhet të
jenë identike. Nëse riga drejtuese nuk është paralel me
diskun, kryeni veprimet e mëposhtme:
Fig.30
(1) Rrotulloni vidën rregulluese në drejtim
kundërorar.