43
GJATË PËRDORIMIT NË MODALITETIN E SHARRËS
PËR PRERJE ME KËND:
35.
Mos e përdorni sharrën për të prerë materiale
të tjera përveç drurit, aluminit dhe materialeve
të ngjashme.
36.
Mos kryeni asnjë veprim me dorë të lirë.
Materiali i punës duhet të sigurohet mirë me morsë
përkundër bazës së rrotullimit dhe rigës udhëzuese
gjatë gjithë përdorimeve. Mos përdorni asnjëherë
dorën për të siguruar materialin e punës.
37.
Sigurohuni që vegla të jetë e qëndrueshme
përpara çdo prerjeje.
38.
Materialet e gjata të punës mbështetini me
mbështetëse të përshtatshme shtesë.
39.
Mos prisni kurrë mbi materialin e punës që
është aq i vogël sa të mos e fiksojë morsa.
Materiali i punës që nuk mbahet siç duhet mund
të sjellë zmbrapsje dhe lëndim të rëndë personi.
40.
Sigurohuni që tavolina e rrotullimit të jetë
siguruar siç duhet që të mos lëvizë gjatë punës.
41.
Gjatë prerjes me kënd të pjerrët, sigurohuni
që krahu të jetë fiksuar në mënyrë të sigurt.
Shtrëngojeni levën në drejtim orar për të
fiksuar krahun.
42.
Sigurohuni që disku nuk e prek tavolinën e
rrotullimit në pozicionin më të ulët dhe nuk e prek
materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
43.
Mbajeni dorezën fort. Vini re që sharra lëviz
pak lart ose poshtë gjatë ndezjes dhe fikjes.
GJATË PËRDORIMIT NË MODALITETIN E SHARRËS
SË TAVOLINËS (SHARRËS SË BANKËS):
44.
Mos bëni veprime me dorë të lirë. Veprimi me
dorë të lirë është përdorimi i duarve për të
mbështetur ose drejtuar materialin e punës,
në vend që të përdorni rigën drejtuese.
45.
Sigurohuni që tavolina e rrotullimit të jetë
fiksuar mirë.
46.
Sigurohuni që krahu të jetë fiksuar në mënyrë
të sigurt në pozicionin e punës. Shtrëngojeni
levën në drejtim orar për të fiksuar krahun.
47.
Përdorni një shkop shtytës ose një dërrasë
shtytëse për të shmangur punën me duar dhe
gishta pranë diskut të sharrës.
48.
Sigurohuni që disku nuk e prek thikën ndarëse
ose materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
49.
Kushtojini vëmendje të veçantë udhëzimeve
për të pakësuar rrezikun e ZMBRAPSJEVE.
ZMBRAPSJA është reagim i papritur i një
disku të bllokuar, të ngecur ose që ka ecur
shtrembër. ZMBRAPSJA shkakton daljen e
materialit nga vegla drejt punëtorit.
ZMBRAPSJET MUND TË SHKAKTOJNË
LËNDIM TË RËNDË PERSONAL. Shmangni
ZMBRAPSJET duke e mbajtur diskun të
mprehtë, duke e mbajtur rigën drejtuese
paralele me thikën ndarëse dhe mbrojtësen e
diskut në vend dhe duke funksionuar siç
duhet, duke mos e lëshuar materialin e punës
derisa ta keni shtyrë të gjithin në disk dhe
duke mos hapur kanale në një material të
përdredhur ose të shtrembëruar ose që nuk
ka pjesë anësore të drejtë që të ecë sipas
rigës drejtuese.
50.
Shmangni shtyrjen e menjëhershme e të
shpejtë të materialit. Shtyjeni sa më ngadalë
të jetë e mundur kur prisni materiale të forta.
Mos e përthyeni ose përdridhni materialin e
punës ndërkohë që shtyni veglën. Nëse ndalni
ose ngecni diskun në material, fikeni veglën
menjëherë. Hiqni veglën nga priza. Pastaj
pastroni bllokimin.
51.
Përpara se ta ktheni veglën, sigurohuni
gjithmonë që kunji bllokues e ka bllokuar mirë
kokën e veglës në pozicionin më të ulët.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të
fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e
rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi
mund të shkaktojnë dëmtime personale serioze.
INSTALIMI
KUJDES:
Mbajeni sipërfaqen e sheshtë përreth veglës të
padëmtuar dhe pa materiale të shkëputura, si p.sh.
ashkla dhe pjesë të prera.
Montimi i bankës
Për hapjen e plotë të këmbëzës së sharrës ngritur si
tavolinë e lartë
Kur vegla nuk mund të fiksohet në pozicionin ngritur,
rrotulloni dadon e rregullimit që ndodhet te këmbëza e
pajisjes për të përftuar qëndrueshmërinë e duhur. Për të
ulur këmbëzën rrotullojeni dadon në drejtim kundërorar
dhe për ta zgjatur atë rrotullojeni dadon në drejtim orar.
Pasi të keni rregulluar lartësinë sigurohuni që vegla të
qëndrojë e fiksuar.
Fig.1
Vendosni me bulona hekzagonalë pllakat e fiksimit në
tre këmbëzat e veglës, me këndin fundor me drejtim për
nga jashtë. Më pas fiksojeni veglën në sipërfaqen e
qëndrueshme duke vendosur tre bulona në tre vrimat që
gjenden në pllakat fiksuese.
Fig.2
Për këmbëzën e palosur vendosur si tavolinë e ulët.
Fig.3
Kur vegla është gati, në pozicionin me këmbëza të
palosura, fiksojeni atë me anë të kanaleve në formë U-je.