21 ALBANIAN
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t’i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
Pas rregullimit të thellësisë së
prerjes, shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni
bazën lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një
dhëmb i fletës. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
►
Fig.7:
1.
Matësi i thellësisë
2.
Leva
3.
Baza
Prerje me buzë
KUJDES:
Pas rregullimit të këndit së prerjes,
shtrëngojini gjithnjë mirë vidat shtrënguese.
Lironi levën dhe vidat shtrënguese. Caktoni këndin e
dëshiruar (0° - 45°) duke e anuar sipas nevojës dhe
shtrëngoni mirë vidat shtrënguese të përparme dhe të
pasme.
►
Fig.8:
1.
Vida e mbërthimit
►
Fig.9:
1.
Vida shtrënguese
Shikimi
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me buzë 45° bashkërendisni pozicionin 45° me
vijën e prerjes.
►
Fig.10:
1.
Vija e prerjes (pozicioni 0°)
2.
Vija e
prerjes (pozicioni 45°)
►
Fig.11:
1.
Vija e prerjes (pozicioni 0°)
2.
Vija e
prerjes (pozicioni 45°)
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
Përpara se ta vendosni
veglën në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse
këmbëza e çelësit është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin “FIKUR” kur
lëshohet.
►
Fig.12:
1.
Këmbëza e çelësit
2.
Butoni i zhbllokimit
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të këmbëzës së
çelësit, vegla është pajisur me një buton zhbllokimi. Për
ta ndezur veglën shtypni brenda butonin e zhbllokimit
dhe tërhiqni këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e
çelësit për ta fikur.
PARALAJMËRIM:
Mos e shtyni KURRË me
forcë butonin e zhbllokimit duke e goditur ose
në ndonjë mënyrë tjetër.
Një çelës me një buton
zhbllokimi të sforcuar mund të çojë në ndezje të
paqëllimshme dhe lëndime personale të rënda.
PARALAJMËRIM:
ASNJËHERË mos e
përdorni veglën nëse ndizet kur thjesht tërhiqni
këmbëzën e çelësit, pa shtypur butonin e
bllokimit.
Një çelës që ka nevojë të riparohet mund
të çojë në ndezje të paqëllimshme dhe lëndime
personale të rënda. Çojeni veglën në qendrën
e shërbimit të Makita-s për riparimet e duhura
PËRPARA përdorimit të mëtejshëm.
VINI RE:
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit
pa shtypur butonin e zhbllokimit.
Kjo mund të
shkaktojë thyerjen e çelësit.
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Heqja ose instalimi i fletës së
sharrës rrethore
KUJDES:
Sigurohuni që fleta e sharrës
rrethore të jetë instaluar me dhëmbët e drejtuara
nga ana e përparme e veglës.
KUJDES:
Përdorni vetëm çelësa Makita për
instalimin apo heqjen e fletës së sharrës rrethore.
1.
Për të hequr fletën e sharrës rrethore, shtypni
deri në fund bllokuesin e boshtit në mënyrë që fleta e
sharrës rrethore të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
hekzagonal për të liruar bulonin hekzagonal në drejtimin
të kundërt të akrepave të orës.
►
Fig.13:
1.
Çelësi hekzagonal
2.
Bllokuesi i boshtit
3.
Buloni hekzagonal
4.
Flanxha e jashtme
5.
Lirimi
6.
Shtrëngimi
2.
Hiqni bulonin hekzagonal dhe flanxhën e jashtme.
3.
Rrotulloni levën për të hapur mbrojtësen e fletës.
►
Fig.14:
1.
Leva
4.
Hiqni fletën dhe unazën (specifike sipas vendit).
Për veglën pa unazë
►
Fig.15:
1.
Buloni hekzagonal
2.
Flanxha e
jashtme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Flanxha e brendshme
Për veglën me unazë
►
Fig.16:
1.
Buloni hekzagonal
2.
Flanxha e jashtme
3.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
4.
Unaza
5.
Flanxha e brendshme
Për të instaluar fletën e sharrës rrethore, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes.