23
Për model HS6101, HS7101
Ndezja e llambës
KUJDES:
•
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Fig.7
Llamba ndizet kur pajisja lidhet me korrentin. Llamba
vazhdon të qëndrojë e ndezur derisa vegla të shkëputet
nga korrenti.
SHËNIM:
•
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
•
Mos përdorni benzinë, hollues ose lëndë të
ngjashme për të pastruar lentën e llambës.
Përdorimi i këtyre substancave do ta dëmtojë
lentën.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Heqja ose instalimi i diskut të sharrës
KUJDES:
•
Sigurohuni që disku të jetë instaluar me dhëmbët
e drejtuara nga ana e përparme e veglës.
•
Përdorni vetëm çelësa Makita për instalimin apo
heqjen e diskut.
Fig.8
Për të hequr diskun, shtypni bllokimin e boshtit në
mënyrë që disku të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
për të liruar në drejtimin kundërorar bulonin hekzagonal.
Më pas, hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme
dhe diskun.
Për veglën me flanxhë të brendshme për një disk
sharre me diametër vrime 15,88 mm
Fig.9
Montoni flanxhën e brendshme me anën e futur të saj të
drejtuar për jashtë mbi boshtin e montimit dhe më pas
vendosni diskun e sharrës, flanxhën e jashtme dhe
bulonin hekzagonal.
SIGUROHUNI QË TA SHTRËNGONI FORT BULONIN
HEKZAGONAL NË DREJTIMIN ORAR.
Për veglën me flanxhë të brendshme për disk sharre
me diametër vrime të ndryshëm nga 15,88 mm
Fig.10
Flanxha e brendshme ka një dalje me një diametër të
caktuar nga njëra anë dhe një dalje me një diametër
tjetër nga ana tjetër. Zgjidhni anën e saktë nga e cila
dalja përputhet saktësisht me vrimën e diskut të sharrës.
Më pas, montoni flanxhën e brendshme në boshtin e
montimit në mënyrë të tillë që ana e duhur e daljes në
flanxhën e brendshme të jetë e drejtuar nga jashtë e më
pas vendosni diskun e sharrës dhe flanxhën e jashtme.
SIGUROHUNI TA SHTRËNGONI MIRË NË DREJTIMIN
ORAR BULONIN ME KOKË HEKZAGONALE.
KUJDES:
•
Sigurohuni që dalja “a” në flanxhën e
brendshme që është e drejtuar nga jashtë të
përputhet saktësisht me vrimën "a" të diskut të
sharrës.
Montimi i diskut në anën e gabuar mund
të shkaktojë dridhje të rrezikshme.
Fig.11
Kur ndërroni diskun sigurohuni gjithashtu që të pastroni
tallashin e akumuluar në mbrojtësen e sipërme dhe të
poshtme të diskut. Megjithatë, këto veprime nuk
shmangin nevojën për të kontrolluar funksionimin e
mbrojtëses së poshtme përpara çdo përdorimi.
Ruajtja e çelësit hekzagonal
Fig.12
Kur nuk e keni në përdorim, çelësin hekzagonal ruajeni
siç tregohet në figurë që mos t'ju humbë.
Lidhja me një fshesë me korrent
Fig.13
Fig.14
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastër, lidhni fshesën
me korrent të Makita-s me veglën tuaj. Vendosni
hundëzën e pluhurit në vegël duke përdorur vidën. Më
pas, lidhni tubin e fshesës me korrent me hundëzën e
pluhurit siç tregohet në figurë.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara lehtë dhe në
vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me forcë, ose
mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
•
Përdorni gjithmonë dorezën e përparme dhe
dorezën e pasme dhe mbajeni fort veglën në
dorezën e përparme dhe dorezën e pasme gjatë
kohës që është në punë.
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një
dorezë të përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini
të dyja për ta mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja
duart përdoren për të mbajtur sharrën, ato s’mund të
priten nga disku. Vendoseni bazën mbi materialin e
punës që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me diskun.
Në vijim ndizeni veglën dhe prisni derisa disku të arrijë
shpejtësinë e plotë. Tani thjesht lëvizni veglën përpara
mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke e mbajtur në
të njëjtën lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa
sharrimi të përfundojë.
Summary of Contents for HS6100
Page 79: ...79 ...