22
27.
Përpara se ta vendosni poshtë pajisjen pasi
keni kryer prerjen, sigurohuni që mbrojtësja e
poshtme të jetë mbyllur dhe fleta të ketë
ndaluar plotësisht.
28.
Asnjëherë mos provoni të sharroni duke e
mbajtur sharrën e rrumbullakët të mbajtur
përmbys në një mandrino shtrënguese. Kjo
është shumë e rrezikshme dhe mund të
shkaktojë aksidente të rënda.
000029
29.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
30.
Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
31.
Përdorni gjithmonë fletët e rekomanduara në
këtë manual. Mos përdorni disqe abrazive.
32.
Mbajini fletët të mprehta dhe të pastra.
Pluhuri
i shpimit dhe palca e drurit të forcuara në fleta
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën të pastër, fillimisht duke
e hequr atë nga pajisja dhe pastaj duke e
pastruar me pastrues pluhurash dhe palce druri,
ujë ose vajgur. Asnjëherë mos përdorni benzinë.
33.
Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
Fig.1
KUJDES:
•
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni bazën
lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një dhëmb
i diskut. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
Prerje me buzë
Fig.2
Fig.3
Lironi levën e përparme dhe dadon e pasme me veshë.
Caktoni këndin e dëshiruar (0° - 50°) duke e anuar sipas
nevojës dhe shtrëngojeni mirë levën dhe dadon me veshë.
Fig.4
Përdorni ndaluesin me 45° kur bëni prerje të sakta nga
45°. Rrotullojeni ndaluesin në drejtim orar për prerje me
kënd (0° - 45°) dhe në drejtim kundër orar për prerje me
kënd (0° - 50°).
Shikimi
Fig.5
Për prerje të drejta, bashkërenditni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me kënd 45° bashkërenditni pozicionin 45° me të.
Pozicioni i udhëzuesit të sipërm është i rregullueshëm.
Veprimi i ndërrimit
Fig.6
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, ka një
buton zhbllokimi. Për ta ndezur veglën shtypni brenda
butonin e zhbllokimit dhe tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Mos e tërhiqni fort levën e çelësit pa tërhequr levën e
zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë thyerjen e çelësit.
Summary of Contents for HS6100
Page 79: ...79 ...