21
15.
Bëni kujdes të veçantë kur sharroni në mure
ekzistues ose në breza të tjerë të shtruar.
Fleta
e dalë mund të presë objekte që mund të
shkaktojnë zmbrapsje.
16.
GJITHMONË mbajeni pajisjen fort me të dyja
duart. ASNJËHERË mos i vendosni duart ose
gishtat pas sharrës.
Nëse ndodh zmbrapsje,
sharra mund të kërcejë lehtësisht mbrapa mbi
dorën tuaj duke shkaktuar dëmtim serioz personal.
000194
17.
Asnjëherë mos ushtroni forcë mbi sharrën.
Shtyjeni sharrën përpara me një shpejtësi të tillë që
fleta të presë pa u ngadalësuar.
Ushtrimi i forcës mbi
sharrën mund të shkaktojë prerje jo të njëtrajtshme,
humbje të saktësisë dhe zmbrapsje të mundshme.
Funksioni i mbrojtëses së poshtme
18.
Kontrolloni mbrojtësen e poshtme për mbyllje të
saktë përpara çdo përdorimi. Mos e përdorni
sharrën nëse mbrojtësja e poshtme nuk lëviz
lirshëm dhe nuk mbyllet menjëherë. Asnjëherë
mos e fiksoni ose lidhni mbrojtësen e poshtme
në pozicion të hapur.
Nëse sharra rrëzohet
aksidentalisht, mbrojtësja e poshtme mund të
përthyhet. Ngrini mbrojtësen e poshtme me
dorezën tërheqëse dhe sigurohuni që ajo të lëvizë
lirshëm dhe të mos e prekë fletën apo ndonjë pjesë
tjetër në të gjithë këndet dhe thellësitë e prerjes.
19.
Kontrolloni funksionimin e sustës së
mbrojtëses së poshtme. Nëse mbrojtësja dhe
susta nuk funksionojnë siç duhet, ato duhet të
rregullohen përpara përdorimit.
Mbrojtësja e
poshtme mund të funksionojë ngadalë për shkak
të pjesëve të dëmtuara, depozitimeve ngjitëse
ose mbeturinave të grumbulluara.
20.
Mbrojtësja e poshtme mund të tërhiqet manualisht
vetëm për prerje të veçanta, siç janë “prerjet e
pjerrëta” dhe “prerjet e përbëra”. Ngrini mbrojtësen
e poshtme duke tërhequr dorezën dhe duhet ta
lëshoni mbrojtësen e poshtme sapo fleta të hyjë në
material.
Për të gjitha prerjet e tjera, mbrojtësja e
poshtme duhet të funksionojë automatikisht.
21.
Gjithmonë kontrolloni që mbrojtësja e poshtme
të ketë mbuluar fletën përpara se ta vendosni
sharrën në karrige apo dysheme.
Fleta e
pambrojtur dhe në lëvizje të lirë shkakton lëvizjen
prapa të sharrës, e cila do të presë çfarëdo që
gjendet përpara saj. Llogarisni kohën që i duhet
fletës për të ndaluar pasi lëshohet çelësi.
22.
Për të kontrolluar mbrojtësen e poshtme, hapeni
mbrojtësen me dorë, pastaj lëshojeni dhe shikoni
mbylljen e saj. Kontrolloni që doreza tërheqëse të
mos prekë trupin e pajisjes.
Është SHUMË E
RREZIKSHME lënia pa mbrojtje e fletës dhe ajo
mund të shkaktojë dëmtim të rëndë personal.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë
23.
Bëni shumë kujdes kur jeni duke prerë dru të
lagësht, lëndë të ngjeshura druri ose dru që
përmban nyja.
Lëvizeni shtruar pajisjen përpara
pa e ulur shpejtësinë e fletës në mënyrë që të
shmangni mbinxehjen e dhëmbëve të fletës.
24.
Mos provoni të hiqni materialin e prerë
ndërkohë që fleta është në lëvizje. Prisni
derisa fleta të ndalojë përpara se të merrni
materialin e prerë.
Fletët lëvizin pas fikjes.
25.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni për
gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali prej
druri përpara se të filloni prerjen.
26.
Vendoseni pjesën më të gjerë të bazës së
sharrës në atë pjesë të materialit të punës që
mbështetet fort, jo në pjesën që do të rrëzohet
kur të bëhet prerja. Për të dhënë shembuj, fig. 1
ilustron mënyrën E DUHUR për të prerë pjesën
fundore të një dërrase dhe fig. 2 mënyrën E
GABUAR. Nëse materiali i punës është i shkurtër
ose i vogël, fiksojeni poshtë atë. MOS PROVONI
T’I MBANI COPAT E SHKURTRA ME DORË!
Fig.1
000147
Fig.2
000150
Summary of Contents for HS6100
Page 79: ...79 ...