20
Fig.13
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
Nëse puntoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni
disa herë poshtë kapakun e mandrinës. Më pas futeni
punton sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të
zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Fig.14
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
Këndi i puntos
(gjatë ciflosjes, leskërimit ose shkatërrimit)
Fig.15
Puntoja mund të sigurohet në 24 kënde të ndryshme.
Për të ndryshuar këndin e puntos, rrotulloni levën e
ndërrimit në mënyrë që treguesi të tregojë simbolin
.
Rrotullojeni punton në këndin e dëshiruar.
Fig.16
Rrotullojeni levën e ndërrimit në mënyrë që treguesi të
tregojë simbolin
. Më pas sigurohuni që puntoja të
jetë shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Fig.17
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme.
Shtypni dhe mbani butonin e bllokimit dhe vendosni
matësin e thellësisë në vrimën hekzagonale.
Fig.18
Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e matësit të thellësisë
të jetë me drejtim nga shenja.
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara
dhe pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas
rregullimit, lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar
matësin e thellësisë.
SHËNIM:
•
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet folenë e
ingranazhit/motorit.
PËRDORIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni që materiali i punës të jetë i fiksuar dhe
jo i paqëndrueshëm. Objektet e lëvizshme mund
të shkaktojnë lëndim personal.
•
Mos e tërhiqni veglën me forcë, edhe nëse puntoja
ngec. Humbja e kontrollit mund të shkaktojë
lëndime.
Funksionimi i shpimit me goditje
Fig.19
Caktojeni levën e ndërrimit te simboli
.
Poziciononi punton në vendin e dëshiruar për vrimën
pastaj tërhiqni çelësin.
Mos ushtroni forcë te vegla. Presioni i lehtë jep
rezultatet më të mira. Mbajeni veglën në pozicion dhe
parandaloni rrëshqitjen e saj nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion kur vrima mbushet me
cifla ose grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më pas
hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur këtë
disa herë, vrima do të pastrohet dhe mund të vazhdoni
shpimin.
KUJDES:
•
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e çarjes
së vrimës, nëse vrima bllokohet me cifla dhe grimca
ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese që janë
futur në beton. Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore (dorezën ndihmëse) dhe mbajeni fort
veglën dhe nga mbajtësja anësore dhe nga doreza e
çelësit gjatë kohës që është në punë, dhe mbani
ekuilibër të mirë dhe qëndrim të fiksuar në tokë.
Moskryerja e këtij veprimi mund të çojë në humbjen
e kontrollit të veglës dhe ndoshta në lëndime serioze.
Fryrësja (aksesor opsional)
Fig.20
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Fig.21
Vendoseni levën e ndërrimit në simbolin
ose
.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë të tillë
që ajo të mos bëjë lëvizje të pakontrolluara. Ushtrimi i
presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë efikasitetin.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Vajosja
KUJDES:
•
Shërbimi duhet kryer vetëm nga qendra e
autorizuar e shërbimit e Makita-s.
•
Mos kryeni lubrifikim menjëherë pas punës, prisni
derisa vegla të ftohet. Në të kundërt, mund të
ndodhë djegie e lëkurës.