17
Ndryshimi i mandrinës për ndryshimin e
shpejtë të SDS-plus
Për modelin HR2470T/HR2470FT
Mandrina për ndryshimin e shpejtë të SDS-plus mund të
ndryshohet lehtësisht me mandrinën e shpimit për
ndryshim të shpejtë.
Heqja e mandrinës për ndryshimin e shpejtë të SDS-
plus
Fig.4
KUJDES:
•
Përpara se të hiqni mandrinën për ndryshimin e
shpejtë të SDS-plus, gjithmonë hiqni punton.
Merrni kapakun e ndryshimit të mandrinës për
ndryshimin e shpejtë të SDS-plus dhe rrotullojeni në
drejtim të shigjetës derisa vija e kapakut të ndryshimit të
lëvizë nga simboli në simbolin . Tërhiqni me
gjithë forcën në drejtim të shigjetës.
Vendosja e mandrinës së shpimit për ndryshimin e
shpejtë
Fig.5
Kontrolloni që linja e mandrinës së shpimit për
ndryshimin e shpejtë të tregojë simbolin . Kapni
kapakun e ndryshimit të mandrinës së shpimit për
ndryshimin e shpejtë dhe vendosni linjën në simbolin .
Vendoseni mandrinën e shpimit për ndryshimin e
shpejtë në boshtin e veglës.
Kapni kapakun e ndryshimit të mandrinës së shpimit për
ndryshimin e shpejtë dhe rrotulloni vijën e kapakut të
ndryshimit në simbolin derisa të dëgjohet qartë një
kërcitje.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Rrotullimi me goditje
Fig.6
Për shpime në beton, në mur etj., lëshoni butonin e
bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin e
modalitetit të punës në simbolin
. Përdorni një punto
me majë tungsten-karbit.
Vetëm rrotullim
Fig.7
Për shpime në materiale druri, metali ose plastike,
lëshoni butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për
ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
.
Përdorni një punto turjelë ose një punto druri.
Vetëm goditje
Fig.8
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi, lëshoni
butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin
e modalitetit të punës në simbolin
. Përdorni një
bulino shpuese, daltë të ftohtë, daltë për leskërim etj.
KUJDES:
•
Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin e
modalitetit të punës kur vegla punon me ngarkesë.
Vegla mund të dëmtohet.
•
Për të shmangur konsumimin e shpejtë të
mekanizmit të ndryshimit të modalitetit, sigurohuni
që doreza e ndryshimit të modalitetit të punës të
jetë vendosur siç duhet në një nga tre pozicionet e
modalitetit të punës.
Kufizuesi i rrotullimit
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Kur kjo të ndodhë, puntoja nuk do të
rrotullohet më.
KUJDES:
•
Sapo të aktivizohet kufizuesi i rrotullimit, fikni
menjëherë veglën. Kjo ndihmon në parandalimin e
konsumimit të parakohshëm të veglës.
•
Puntot e tilla si sharra për vrima, që zakonisht
ngecin ose bllokohen lehtësisht në vrimë, nuk janë
të përshtatshme për këtë vegël. Kjo do të bëjë që
kufizuesi i rrotullimit të aktivizohet shumë shpesh.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
Fig.9
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për siguri
në punë.
Instaloni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
dhëmbët në përshtatësin e mbajtëses të vendosen
ndërmjet daljeve në trupin e veglës. Më pas shtrëngoni
mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim orar në
pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të rrotullohet 360° që
të sigurohet në çdo pozicion.
Grasoja për punton
Lyeni kokën e puntos paraprakisht me pak graso (rreth
0,5 - 1 g).
Ky lubrifikim i mandrinës siguron punë pa probleme dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos
Fig.10
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
Fig.11
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
Fig.12
www.profiland.net