![Makita GD0800C Instruction Manual Download Page 13](http://html.mh-extra.com/html/makita/gd0800c/gd0800c_instruction-manual_226949013.webp)
13
ALBANIAN
19.
Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme.
Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
20.
Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës të
lëngshëm.
Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.
Kundërveprimi dhe paralajmërimet lidhur me të
Kundërveprimi është një reagim i shpejtë që ndodh ndaj
një aksesori rrotullues të bllokuar ose të ngecur. Kapja ose
ngecja shkaktojnë një ndalesë të menjëhershme të aksesorit
rrotullues e cila bën që vegla elektrike të dalë jashtë kontrollit
dhe të shkojë në drejtim të kundërt të rrotullimit të aksesorit.
Për shembull, nëse një disk abraziv ngec ose kapet nga
materiali i punës, tehu i diskut që hyn në vendin e kapjes
mund të godasë sipërfaqen e materialit duke bërë që disku
të ndërrojë drejtim ose të kërcejë mbrapsht. Disku mund të
kërcejë në drejtim të punëtorit ose larg tij, në varësi të drejtimit
të lëvizjes së diskut në momentin e kapjes. Disqet abrazive
edhe mund të thyhen në këto kushte.
Kundërveprimi është rezultat i keqpërdorimit të veglës
elektrike dhe/ose i procedurave ose kushteve të pasakta
të përdorimit dhe mund të shmanget duke marrë masat
parandaluese të dhëna më poshtë.
a)
Mbajeni veglën elektrike fort dhe vendosni
trupin dhe krahun në mënyrë që të pengoni
forcat e kundërveprimit.
Përdoruesi mund t'i
kontrollojë forcat e kundërveprimit, nëse merren
masa parandaluese.
b)
Tregoni kujdes të veçantë kur të punoni në
cepa, anë të mprehta etj. Shmangni kërcimet
dhe ngecjen e aksesorit.
Cepat, anët e mprehta
ose kërcimet kanë një tendencë për të shkaktuar
ngecjen e aksesorit rrotullues që shkakton
humbjen e kontrollit ose kundërveprimin.
c)
Mos vendosni një fletë sharre të
dhëmbëzuar.
Këto fletë krijojnë kundërveprime të
shpeshta dhe humbje kontrolli.
d)
Shtyni gjithmonë punton në material në
të njëjtin drejtim nga ku del skaji prerës
nga materiali (që është i njëjti drejtim si ai i
hedhjes së ciflave).
Shtytja e veglës në drejtimin
e gabuar shkakton ndërrimin e drejtimit të punots
në materialin e punës dhe tërheqjen e veglës në
drejtim të kësaj shtytjeje.
Paralajmërime për siguri specifike gjatë lëmimit:
a)
Përdorni vetëm llojet e disqeve të
rekomanduara për pajisjen tuaj elektrike dhe
vetëm për aplikacionet e rekomanduara.
b)
Mos e poziciononi dorën tuaj drejt dhe
mbrapa diskut rrotullues.
Kur disku, në pikën e
veprimit, po largohet nga dora juaj, kundërveprimi
i mundshëm mund ta dërgojë diskun prerës dhe
veglën elektrike në drejtimin tuaj.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
21.
Vegla është synuar për përdorim me pikat
e lidhura të diskut abraziv (gurë smerilues)
të montuara në mënyrë të përhershme në
mandrinën e thjeshtë e të pafiletuar (frezë).
22.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
23.
Përpara se të përdorni veglën mbi një
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet që
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
24.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
25.
Kujdes nga shkëndijat e përhapura. Mbajeni
veglën në mënyrë që shkëndijat të përhapen
larg jush dhe personave të tjerë ose
materialeve që digjen.
26.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
27.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t’ju djegë lëkurën.
28.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
29.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
30.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
31.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
32.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje
të qëndrueshme të këmbëve. Sigurohuni që të
mos ketë njeri poshtë ndërkohë që e përdorni
pajisjen në vende të larta.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo
t'i kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
►
Fig.1:
1.
Çelësi me rrëshqitje
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent, kontrolloni
gjithmonë nëse çelësi i rrëshqitjes aktivizohet saktë
dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur shtypet
pjesa e pasme e çelësit të rrëshqitjes.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitëses
drejt pozicionit "I (NDEZUR)". Për punë të
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitëses për ta bllokuar.
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të
çelësit të rrëshqitjes dhe rrëshqiteni drejt pozicionit "O
(FIKUR)".