27
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Bllokimi i boshtit
Fig.1
KUJDES:
•
Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e boshtit kur
boshti është në rrotullim. Vegla mund të dëmtohet.
Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin
e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për veglat me çelës të llojit A
(Për modelet GA5020, GA5020C, GA6020, GA6020C)
Fig.2
Për veglat pa buton bllokimi dhe zhbllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për veglat me buton bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Për veglat me buton zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Për veglat me çelës të llojit B
(Për modelet GA5021, GA5021C, GA6021, GA6021C)
Fig.3
Për veglat me çelës bllokimi
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin (A).
Lëshoni çelësin për ta ndaluar. Për punë të
vazhdueshme, tërhiqni çelësin (A) dhe pastaj shtyni
brenda levën e bllokimit (B). Për ta nxjerrë veglën nga
pozicioni i bllokimit, tërhiqni çelësin (A) plotësisht
mbrapa dhe më pas lëshojeni.
Për veglat me çelës zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një levë bllokimi. Për ta ndezur veglën shtyni
brenda levën e bllokimit (B) dhe tërhiqni çelësin (A).
Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Për veglat me çelës bllokimi dhe zhbllokimi
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një levë bllokimi. Për ta ndezur veglën shtyni
brenda levën e bllokimit (B) dhe tërhiqni çelësin (A).
Lëshoni çelësin për ta ndaluar. Për punë të
vazhdueshme, shtyni brenda levën e bllokimit (B),
tërhiqni çelësin dhe më pas shtyjeni më tej levën e
bllokimit në (B). Për ta nxjerrë veglën nga pozicioni i
bllokimit, tërhiqni çelësin (A) plotësisht mbrapa dhe më
pas lëshojeni.
Funksioni elektronik
Kontrolli i shpejtësisë konstante (Për modelet
GA5020C, GA5021C, GA6020C, GA6021C)
•
E mundur për të marrë rezultate të mira, sepse
shpejtësia e rrotullimit mbahet konstante, madje
edhe në kushte kur vegla është e ngarkuar.
•
Përveç kësaj, kur ngarkesa në vegël i tejkalon
nivelet e pranueshme, ulet fuqia që i shkon motorit
për ta mbrojtur motorin nga mbinxehja. Kur
ngarkesa kthehet në nivele të pranueshme, pajisja
do të funksionojë si normalisht.
Tipari i ndezjes së ngadaltë
•
Ndezje e ngadaltë për shkak të tronditjes së
mbytur të ndezjes.
Llamba e treguesit
Fig.4
Llamba sinjalizuese ndizet me ngjyrë të gjelbër kur
pajisja vihet në prizë. Nëse llamba sinjalizuese nuk
ndizet, kablloja kryesore ose kontrolluesi mund të ketë
defekt. Kur llamba sinjalizuese është ndezur por vetë
pajisja nuk niset edhe pse ajo është ndezur, karbonçinat
mund të jenë konsumuar ose kontrolluesi, motori ose
çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
Edhe kur një levë bllokimi që e mban të shtypur çelësin
(në pozicionin e bllokimit) nuk lejon rindezjen
aksidentale të veglës edhe kur ajo është në prizë.
Në këtë kohë llamba sinjalizuese pulson me dritë të
kuqe dhe tregon që mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
të veglës është në funksion.
Për të anuluar mbrojtjen ndaj rindezjes aksidentale,
tërhiqeni çelësin plotësisht mbrapa dhe më pas
lëshojeni.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë
punë mbi të.
Instalimi i mbajtëses (dorezës) anësore
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja anësore është
instaluar siç duhet përpara përdorimit.