34
ALBANIAN
7.
Fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë përpara se:
•
ta pastroni ose kur pastroni një bllokimin,
•
ta kontrolloni, të kryeni mirëmbajtje apo
të punoni me veglën,
•
të rregulloni pozicionin e punës së fletëve
të gërshërëve,
•
ta lini veglën të pamonitoruar.
8.
Sigurohuni që vegla të ndodhet saktësisht në
pozicionin e përcaktuar të punës përpara se të
nisni veglën.
9.
Mos e përdorni veglën me fletë gërshëre të
dëmtuara ose të konsumuara shumë.
10.
Gjithmonë sigurohuni që të gjitha dorezat dhe
mbrojtëset të jenë të vendosura kur përdorni veglën.
Asnjëherë mos u përpiqni të përdorni një vegël të
paplotë ose një me modifikim të paautorizuar.
11.
Gjithmonë tregohuni vigjilent për ambientin
rrotull dhe për rreziqet e mundshme për të
cilat mund të mos jeni në dijeni për shkak të
zhurmës së veglës.
12.
Bëni kujdes të mos prekni aksidentalisht
ndonjë gardh metalik ose objekte të tjera të
forta gjatë përdorimit.
Disku do të thyhet dhe
mund të shkaktojë lëndim të rëndë.
13.
Shmangni ndezjen e paqëllimshme. Mos e
transportoni veglën kur kutia e baterisë është e
instaluar dhe me gishtin në çelës. Sigurohuni që
çelësi të jetë fikur gjatë instalimit të kutisë së baterisë.
14.
Mos kapni me dorë disqet prerëse ose tehet prerëse
të ekspozuara kur e ngrini ose mbani veglën.
15.
Mos ushtroni forcë mbi veglën.
Ajo e kryen
punën më mirë dhe me më pak gjasa rreziku
lëndimi në shpejtësinë për të cilën është
projektuar.
16.
Mos e përdorni veglën në shi ose në kushte
shumë të lagështa.
Motori elektrik nuk është
rezistues ndaj ujit.
17.
Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
18.
Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
19.
Fikeni gjithmonë veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë përpara se të kontrolloni fletët e
gërshërëve, të ndreqni defektet ose të hiqni
materialet e huaja të ngecura te vegla.
20.
Asnjëherë mos i drejtoni fletët e gërshërëve
ndaj vetes ose të tjerëve.
21.
Nëse fletët ndalojnë lëvizjen për shkak të
ngecjes së objekteve të huaja mes fletëve
gjatë përdorimit, fikni veglën dhe hiqni kutinë
e baterisë, më pas hiqni objektet e huaja
duke përdorur vegla të tilla si pincat.
Heqja e
objekteve të huaja me dorë mund të shkaktojë
plagosje për arsye se fletët mund të lëvizin si
reagim ndaj heqjes së objekteve të huaja.
Mirëmbajtja dhe ruajtja
1.
Kur vegla ndalon për shërbim, inspektim ose
magazinim, fikeni veglën dhe hiqni kutinë e
baterisë, dhe sigurohuni që të gjitha pjesët
lëvizëse të kenë ndaluar plotësisht. Lëreni
veglën të ftohet përpara se të bëni inspektime,
rregullime etj.
2.
Lëreni gjithmonë veglën të ftohet përpara se ta
magazinoni.
3.
Kur nuk e përdorni veglën, vendosni kapakun
e fletës dhe ruajeni brenda në një vend të thatë
dhe të lartë e të kyçur, larg fëmijëve.
4.
Mirëmbajeni veglën me kujdes. Mbajeni tehun
prerës të mprehtë dhe të pastër për performancë
më të mirë dhe për të reduktuar rrezikun e
lëndimit. Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin
dhe ndërrimin e aksesorëve. Mbajini dorezat të
thata, të pastra dhe pa vaj dhe graso.
5.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara. Përpara
përdorimit të mëtejshëm të veglës, çdo pjesë
që është dëmtuar duhet të kontrollohet me
kujdes për të përcaktuar që funksionon siç
duhet dhe që e kryen funksionin për të cilin
është destinuar. Kontrolloni centrimin e
pjesëve lëvizëse, lidhjen e pjesëve lëvizëse,
dëmtimin e pjesëve, montimin dhe ndonjë
gjendje tjetër që mund të ndikojë te përdorimi i
saj.
Mbrojtësja ose ndonjë pjesë tjetër e dëmtuar
duhet të riparohet siç duhet ose të ndërrohet nga
qendra juaj e autorizuar e shërbimit.
6.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
7.
Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe vendoseni
kapakun e fletëve mbi fletët e gërshërëve gjatë
lëvizjes së veglës në një vend tjetër apo gjatë
punës. Asnjëherë mos e mbani ose mos e
transportoni veglën ndërkohë që fletët janë në
punë. Mos i kapni asnjëherë fletët me duar.
8.
Pastrojeni veglën dhe sidomos fletët e
gërshërëve pas përdorimit dhe përpara se
ta magazinoni veglën për periudha të gjata
kohore. Lyeni fletët e gërshërëve pak me vaj
dhe vendosni kapakun e fletës.
9.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
10.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund
të dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë
toksik nëse gëlltitet.
11.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
lagura.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
Summary of Contents for DUN500W
Page 2: ...DUN600L DUN500W 6 7 8 9 3 4 5 1 14 4 5 6 7 9 1 2 10 11 13 12 Fig 1 1 2 3 Fig 2 1 2 Fig 3 2 ...
Page 3: ...1 2 Fig 4 1 2 Fig 5 1 2 Fig 6 1 2 Fig 7 1 2 Fig 8 1 2 Fig 9 1 2 3 4 5 Fig 10 1 Fig 11 3 ...
Page 4: ...2 1 3 4 Fig 12 1 2 Fig 13 1 3 4 2 Fig 14 Fig 15 1 2 Fig 16 1 1 Fig 17 1 Fig 18 4 ...
Page 5: ...2 1 4 3 Fig 19 1 2 Fig 20 2 3 1 Fig 21 1 2 3 Fig 22 1 2 Fig 23 1 2 Fig 24 1 1 Fig 25 5 ...
Page 6: ...1 Fig 26 1 Fig 27 1 Fig 28 Fig 29 1 2 Fig 30 Fig 31 1 Fig 32 1 2 Fig 33 6 ...
Page 7: ...Fig 34 Fig 35 15 m Fig 36 15 m Fig 37 15 m Fig 38 15 m Fig 39 Fig 40 Fig 41 7 ...
Page 8: ...Fig 42 Fig 43 1 2 Fig 44 1 2 Fig 45 1 Fig 46 1 Fig 47 2 1 Fig 48 8 ...